Nisin hetimet: Polici i dehur ofendoi punonjësin e “Shqiponjave”

26 Mars 2023, 20:40Kronika TEMA

 

Nisin hetimet:  Polici i dehur ofendoi punonjësin e

Një konflikt mes policëve ka ndodhur natën që lam pas në Tiranë. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat shkruan se ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl kur babai H. Sallaku me dy djemtë e tij, D. Sallaku dhe M. Sallaku, të tre punonjës policie në komisariate të ndryshme në Tiranë, janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në atë aks.

Një prej djemve nën efektin e alkoolit ka ofenduar punonjësit e “Shqiponjave” dhe kjo është bërë shkak që të nisë sherri mes tyre.

Të dy palët janë shoqëruar nga kolegët në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe Agjencia e Mbikqyrjes Hetimore po vijon hetimet. Ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë njoftim për ngjarjen e ndodhur.

Lini një Përgjigje