7 të plagosur nga përmbysja e autobusit, dyshimet paraprake për aksidentin në Tiranë

26 Mars 2023, 17:30Kronika TEMA

 

7 të plagosur nga përmbysja e autobusit, dyshimet paraprake për

Aksidenti në Tiranë, ku një autobus goditi dy automjete të parkuara dhe më pas u përmbys, mund të jetë shkaktuar pasi shoferi humbi kontrollin për shkak të mos funksionimit të sistemit të frenimit.

Është ky detaji më i fundit i raportuar nga gazetari i ABC News, Ermal Vija në “Rrugën e Elbasanit”, në afërsi të Fakultetit Ekonomik, aty ku ndodhi edhe aksidenti, teksa theksoi se ende nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar.

Për pasojë, 7 persona janë plagosur dhe fatmirësisht, të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Bëhet fjalë për një autobus të një linjës së Lundrës, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit. Fillimisht është përplasur me dy mjete të parkuara të cilat ndodheshin pranë rrugës. Nga përplasja, ka devijuar dhe është përmbysur. Prej më shumë se 1 ore ishte bllokuar dhe ky aks rrugor, por falë ndërhyjes së efektivëve të policisë, një segment i kësaj rruge është duke funksionuar. Drejtuesi i mjetit e ka humbur kontrollin e mjetit. Ende nuk ka një konkluzion përfundimtar, por nga dyshimet paraprake, mund të mos ketë funksionuar si duhet sistemi i frenimit. Shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti”, raportoi gazetari Ermal Vija./abcnws.al

1 Komente

  1. I
    Ilir Meta

    E ka fajin Edi Rama qe nuk ja ka kontrolluar frenat autobuzit,kryeminister kriminel qe do ta vras njerzite pafajshem dhe demokrat

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje