Kishin planifikuar të vidhnin me armë biznesmenin në Lushnje, kapet një prej autorëve (Emrat)

26 Mars 2023, 11:13Kronika TEMA

Kishin planifikuar të vidhnin me armë biznesmenin në Lushnje,

Një person është arrestuar në Lushnje dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi kanë tentuar të grabisnin me armë një biznesmen.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, 66-vjeçari Bukurosh Mukja dhe në kërkim janë Renato Çala dhe Florenc Tatoshi, të cilët janë penguar në kohë për vjedhjen me armë.

Mësohet se të tre këta persona kur janë ndaluar nga policia nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve që ishin në operacion.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në Elbasan një prej autorëve që tentuan të grabisnin me armë një biznesmen në Lushnjë.

Vihet në pranga 66-vjeçari Bukurosh Mukja (drejtuesi i automjetit), i cili u largua bashkë me 2 autorët e tjerë. Në vijim të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, shërbimet e Policisë kanë vijuar ndjekjen e autorëve dhe krehjen e zonës, me qëllim kapjen e tyre.

Si rezultat i koordinimit mes Policisë së Lushnjës dhe asaj të Elbasanit, u bë i mundur lokalizimi i njërit prej autorëve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit. Shërbimet e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me ato të Lushnjës, kapën në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, njërin prej autorëve, konkretisht shtetasin Bukurosh Mukja, 66 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Parandalimi”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Shtetasi Bukurosh Mukja dhe 2 shtetasit e tjerë të shpallur në kërkim, Renato Çala dhe Florenc Tatoshi, kishin planifikuar vjedhje me armë në Lushnjë, por falë inteligjencës informative, Policia e Lushnjës ka mundur të parandalojë vjedhjen me armë.

Të tre këta shtetas, kur janë lokalizuar nga punonjësit e Policisë, nuk i janë bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por janë larguar me shpejtësi me një automjet tip “Benz” me targa të falsifikuara, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion. Vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.

2 Komente

  1. T
    Turpi i Familieve qe i turperoni...

    Plasini Brenda nje nga nje meqe ketyre nuk Ju pelqen puna e ndershme ... Ptu Race m......keshtu nderoni Familiaret e juaj......heeee e kush Pyhet nese ne Familiet keni Nena apo Motra. ! Kujdesem vete ato. ! ka njerez te mire dhe dashamires. qe i ndimojne. ! kure keta te jene ne Burg ...

    1. T
      Turpi i Familieve qe i turperoni...

      Plasini Brenda nje nga nje meqe ketyre nuk Ju pelqen puna e ndershme ... Ptu Race m......keshtu nderoni Familiaret e juaj......heeee e kush Pyhet nese ne Familiet keni Nena apo Motra. ! Kujdesem vete ato. ! ka njerez te mire dhe dashamires. qe i ndimojne. ! kure keta te jene ne Burg ...

      Lini një Përgjigje