Të shtëna me armë drejt një banese në Lundër

26 Mars 2023, 09:49Kronika TEMA

Të shtëna me armë drejt një banese në Lundër

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një banese në Lundër.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur është qëlluar me armë zjarri drejt fasadës së katit të tretë të një banesë të pabanuar në këtë zonë.

Tashmë po punohet për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Njoftimi i policisë: 

Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje