Një shofer nga Tirana është vënë nën hetim, është gjobitur me 30000 lekë të reja si dhe i është pezulluar patenta për 1 vit.
Shkak ka qenë mënyra e gabuar që ai ka gjetur për të shmnagur trafikun në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, pasi ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.
Njoftimi:
Ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence, procedohet me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit drejtuesi i automjetit.
Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.
Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 30000 lekë të rinj si dhe pezullimi i lejes së drejtimit 12 muaj.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.
Cfare turpi! Nuk kane kohe te presin si te tjeret sepse u ftohet kafja.