50 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në 3 muajt e parë të 2023, si pjesë e grupeve që shesin e shpërndajnë lëndë narkotike në lokale e shkolla.
Shtrirja e aktivitetit kriminal dhe në afërsi të institucioneve arsimore, është kthyer në problem edhe për policinë.
“Kryesisht gjimnazet e Tiranës, më së shumti përdoret lënda narkotike kanabis sativa, jo drogërat e forta. Subjektet e ndaluara së fundmi kanë qenë pikërisht shpërndarës të kësaj lënde narkotike.
Një pjesë e mirë e këtyre personave kanë qenë edhe më përpara pjesë e hetimeve tona, por që nuk ishte bërë e mundur më parë provueshmëria”, thotë për Tv Klan Arbër Zemani, shef i sektorit të hetimit të narkotikëve dhe trafiqeve.
Por krahas lokaleve e shkollave, shitja e drogërave është e përhapur dhe në mjedise të tjera. 6 janë zonat evidentuara nga policia si më të nxehtat në Tiranë.
“Ka qenë vazhdimisht dhe mbetet zona e ish-bllokut, zonat e periferisë si Kombinati, ish-shkolla e Bashkuar, Ali Demi, Lapraka”.
Krahas drogërave tradicionale, sektori narkotikëve ka evidentuar së fundmi dhe përdorimin e lëndëve narkotike sintetike.
“Së fundmi është rritur ndjeshëm edhe përdorimi i drogërave sintetike si ekstazi, LCD, MDMA, të cilat janë goxha të rrezikshme për vetë faktin që prodhohen në laborator. Kanë kosto më të ulët se drogërat e forta si heroina dhe kokaina”.
Rasti më i fundit i shpërndarjes së drogërave sintetike u godit pak javë më parë ku 3 të rinj u arrestuan nga policia dhe nga kontrolli ju gjetën 1007 tableta ekstazi gati për shitje.
Kokes ketyre qe marin ne qafe te rijnte adolishente.... Ne Burg se mesohen te bejne Poezi ose te behen kengetare.( Reper. ) Aty mbase mesojne ndonje Prefesion Si Bojaxhije. ! dhe tremaksin Prinderit e tyre apo Familiaret e tjere. ! Mjere ato Familie. !
Kokes ketyre qe marin ne qafe te rijnte adolishente.... Ne Burg se mesohen te bejne Poezi ose te behen kengetare.( Reper. ) Aty mbase mesojne ndonje Prefesion Si Bojaxhije. ! dhe tremaksin Prinderit e tyre apo Familiaret e tjere. ! Mjere ato Familie. !