Gjatë vizitës në Britani të Madhe, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është pritur nga Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman.
“Me homologen britanike Suella Braverman diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar, fenomene transnacionale që kurrsesi nuk mund të identifikohen me etni të caktuara.
Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe stereotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ilegale”, tha Çuçi.
Më tej gjatë takimit ai theksoi se e vërteta është se shqiptarët janë një komunitet vital dhe i integruar në Britaninë e Madhe. Ministri i Brendshëm i bëri një propozim konkret homologes së tij britanike, për të amnistuar shqiptarët pa viza në Mbretërinë e Bashkuar, por që punojnë ndershmërisht dhe nuk kanë rekorde kriminale.
“Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale. I kërkova gjithashtu të amnistojë çdo shqiptar pa vizë, por që punon në mënyrë të ndershme dhe nuk ka rekorde kriminale në ngarkim”, deklaroi ministri Çuçi.
Ai gjithashtu vlerësoi asistencën dhe ekspertizën britanike në ngritjen e kapaciteteve tona dhe në mbështetje të modernizimit të Institutit të Policisë Shkencore.
Po une e dija me te zgjuar Dalinen.
Llogjika alla-shqiptare, meqë nuk i lini të hyjnë në forma legale, nuk mund ti ndaloni që hyjnë ilegalisht !!!!! Ore gomari i babatasit, nuk i duan që të hyjnë fare , me asnjë formë.
Nuk eshte Propozim i keq...por Qeveria Shqipetare duhet te PUNOJ Forte, qe me Angline te kete Nje Liberalizim Vizash i "Kushtezuar"..p.sh...te ndahet ne Kategori..per Pune per te gjithe ata qe Gjejne Pune..si dhe per Turizem.. Qeveria Shqipetare duhet ti thote NDALE Miljona euro qe japin Njerezit e thjeshte per te Paguar "Ja vdekje ja Angli" ne Kanalin e La-Manshit..lol
Po sa te holle e paskan gjetur ate flamurin tone!!!! çudi!!!!!
rekorde kriminale...si Berisha apo Rama/Meta?!...lol...rekorde..... - rekordet e Temes....
Mjekërcjapit kar me zile vetëm brirët i mungojnë..????????)))..