Të shtënat me armë në Lundër, zbardhen detaje: U qëllua në drejtim të banesës së zyrtarit të OSHEE-së (EMRI)

26 Mars 2023, 10:50Kronika TEMA

Të shtënat me armë në Lundër, zbardhen detaje: U

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur gjatë natës në Lundër, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri në drejtim të një banese.

Burimet konfirmojnë se gjashtë plumba janë qëlluar në drejtim të banesës së Dorian Ballës, i cili mësohet se punon si zyrtar i OSHEE-së.

Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat.

Sipas burimeve, ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e tij. Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës, pjesën e papafingos ku nuk kishte njeri pasi familja banon në katin e parë dhe të dytë. 

Lini një Përgjigje