Debatuan në gjendje të dehur dhe kundërshtuan kolegët, pezullohen tre efektivët e policisë

26 Mars 2023, 12:58Kronika TEMA

Debatuan në gjendje të dehur dhe kundërshtuan kolegët,

Policët që u konfliktuan me njëri-tjetrin natën e kaluar në Tiranë janë pezulluar nga detyra.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bardhyl, kur babai Hmit Sallaku me dy djemtë e tij Denis Sallaku dhe Mariglen Sallaku, të tre punonjës policie në Tiranë janë konfliktuar me forcat “Shqiponja”, të cilat po patrullonin në atë aks.

Njoftimi i policisë:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:

– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;

– Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;


– D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.


Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:

Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

1 Komente

  1. S
    Sa turp

    Babai qenka shembull per dy djemtë. Trap i jati, trapa zalli djemtë. Bëmë Baba të të ngjaj. Po nuk kane faj këta. Faji është i atyre qe i kane marre ne pune. Dhe ku punojnë? Per "Policimin ne Komunistet". Çfare ironie! Mbeturina anadollake.

    Lini një Përgjigje