Futet për të vjedhur banesën por gjen pronarin brenda, e pëson grabitësi

26 Shkurt 2023, 11:39Kronika TEMA

Futet për të vjedhur banesën por gjen pronarin brenda, e

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kuçovë.

Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”,shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues Kuçovë

Në tentativë për të vjedhur disa shpend, shtetasi L.B, është konstatuar nga pronari i shtëpisë B.Sh., ku më pas janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Gjatë konfliktit është dëmtuar autori shtetasi L.B., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje