Gafa e Shkëlzenit që pranon: Emri im u përdor për të trembur dhe për të mbëshetur biznese e trafikantë armësh

10 Gusht 2024, 16:48Politika TEMA
Gafa e Shkëlzenit që pranon: Emri im u përdor për të

Në përpjekjen e tij të pafundë për t’u distancuar nga skandali i Gërdecit, Shkëlzen Berisha reagoi sot ndaj deklaratave të David Packouz, i cili i intervistuar nga një podcast amerikan përsëriti se Shkëlzen Berisha ka qenë prezent në disa takime në Tiranë me trafikantin Efraim Diverolin dhe përfaqësues të MEICO-s (ndërmarrja ushtarake shqiptare) ku u diskutua për furnizimin me fishekë për t’ju shitur më pas qeverisë amerikane e për t’u dorëzuar në Afganistan. 

Në fakt sipas Packouz nuk ka qenë vetëm Diveroli që ka folur mbi prezencën e Shkëlzen Berishës në atë takim.

Gjatë një interviste të mëparshme me gazetarin e Report TV, Arbër Hitaj, Packouz ka bërë edhe një emër tjetër: "Aleks Podricki, që ka qenë në ato takime dhe është një mik i mirë i imi, me tha se në një takim ka qenë Ylli Pinani, Mihal Delijorgji dhe ka njohur edhe djalin e ish- kryeministrit, zotin Sali Berisha. Pra ai e takoi edhe djalin e ish kryeministrin dhe e njohu atë menjëherë në takim. Berisha ka qenë në atë takim'".

Packouz nuk ka thënë asnjëherë se e ka parë Shkëlzenin me sytë e tij, por vetëm sa ka referuar atë që i kanë thënë përvec Podrickit, edhe Diveroli. 

E reja interesante e reagimit sot është se vetë Shkëlzeni zbulon se përse të paktën Diveroli e ka përdorur emrin e tij: "Vetë Diveroli (pra burimi i Packouz) - pretendon djali i Sali Berishës - para gjykatës amerikane dhe nën betim ka pranuar jo vetëm që nuk më ka takuar kurrë, por që ka gënjyer qëllimisht për të marrë mbështetje dhe vëmendje për biznesin e tij nga diplomatë të vendit të tij në Tiranë!"'.

Për të konfirmuar pretendimet e tij, Shkëlzen Berisha bën publikë verbale të marrjes në pyetje të Diverolit, por pikërisht këtu gjendet dhe surpriza: 

''Te nesermen e takimit, e informova Trebicken qe AEY do te prishte kontraten per ripaketimin e fishekeve nga Xhoi. Gjithashtu, pa asnje baze faktike, i thashe Trebickes qe Shkelzen Berisha, djali i kryeministrit te Shqiperise, ishte nje nga pjesemarresit e Takimit me MEIKO-n, dhe qe mafia shqiptare po kontrollonte kontraten e fishekeve. Berisha nuk ishte pjesemarres ne takimin me MEIKO-n dhe nuk ka patur asnje lloj perfshirjeje me kontraten e fishekeve te AEY (...) Une e trillova historine per pjesemarrjen e Berishes ne menyre qe te avancoja interesat e biznesit te AEY. Qellimi kryesor ishte qe Trebicka te mos fliste''.

Praktikisht vetë Shkëlzen Berisha e pranon pa e habitur se emri i tij është vendosur në krah të mafias shqiptare dhe se është përdorur për të trembur Kosta Trebickën (i cili vdiq disa muaj më vonë në rrethana misterioze) me qëllim që të mos fliste dhe për të bërë që projekti i AEY i paligjshëm në Tiranë të ecte përpara pa asnjë pengesë.

Në rastin më klasik të një lapsusi frojdian, Shkëlzeni shqetësohet të distancohet nga kontrata për shitjen e fishekëve (e cila është e lidhur vetëm në mënyrë indirekte edhe me shpërthimin tragjik në Gërdec në të cilën pastaj Shkëlzeni rezulton i përfshirë përmes të tjera dokumenteve), por nuk shqetësohet të përgënjeshtrojë faktin se sipas Diverolit, ai përfaqësonte mafien shqiptare dhe se mjaftonte t’i zihej emri me gojë për të trembur dhe për të hequr pengesa eventuale në biznesin e trafikantit amerikan.

Shkëlzen Berisha nuk përpiqet të shpjegojë as se përse Diveroli, do të duhej të gënjente edhe ortakun David Paskouz mbi praninë e djalit të kryeministrit gjatë takimit, nëse emri i tij po shërbente vetëm për të trembur Kosta Trebickën.

Por ka edhe dy pyetje të tjera::

1) Si dhe nga e njihte amerikani Diveroli emrin e Shkëlzen Berishës dhe përse e bashkëngjiti atë me rolin e mafias shqiptare?

2) Dhe përse sipas Diverolit emri i Shkëlzen Berishës do të mjaftonte për t’i mbyllur gojën Kosta Trebickës dhe do të lehtësonte biznesin e tij të paligjshëm?

Në përgjigjen ndaj këtyre pyetjeve lind misteri atyre 8 viteve të qeverisë Berisha (2005-2013) gjatë të cilëve familja Berisha duke nisur nga fëmijët e kryeministrit, Argita dhe Shkëlzeni, ishin bërë faktorë dominues në tregun shqiptar të aferave dhe të krimit.

Një realitet tragjik i korrupsionit të përhapur të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit e transformoi më pas në familje “non grata” dhe që është aq shumë e ditur sa edhe vetë Shkëlzeni sot e ka konfirmuar boterisht. (Shqiptarja.com)
 

14 Komente

  1. l
    leshatori

    Na del ne photo si cub me ata mjekerroshet pas, rruajani lesht keture zagareve bashke me pronarin dhe te shohin se kush jane….!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Letra per Shkelzenin

      Kjo eshte familje mafiozesh, agjenture e serbeve dhe grekeve,por qe kane frike t'i denojne. SPAK po deshton ne zbardhejne dosjeve te rendesishme. Ka tre vjet qe Berisha tallet me te, duke thene : me jepni akuzat? Po a jane akuzat, o jepjani ose po e patet frike leshojeni. Po keshtu ben edhe Shkelzeni,duke akuzuar se "ndaj tij shpifin mediat prane Rames", kur faktet njihen boterisht, Mediu ka 16 vjet qe tallet me drejtesine, madje jep edhe leksione demokracie. Po keshtu tallet edhe Meta me "Dum Dumanin", qe vetem per ofesen duhet te ndiqet penalisht. Por sa te jete Rama, askush nuk i prek keta vampire te popullit shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Byrektore SHQUP-i

        Reagimi i menjëhershëm i Shkëlzenit krijon një dyshim se ai është i frikësuar për vazhdimin e investigimit për faktin e fundit.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zen Qose shko ne prokurori nese ai genjene

          S'ke nevoje te qurravitesh ne media , nese nuk eshte e vertete drejtohu prokurorise per shpifje . Me sa kuptohet kerkone vetem te krijoshe tymnaje qe per prokurorine nuk kan vlere . Zoteria foli , nese ai genjen neser drejtohu prokurorise ne te kundert je bashkpuntor dhe per prokurorine eshte nje deshmi .

          Përgjigjjuni
          1. B
            Besi

            Ku eshte gafa ketu? Ajo qe del e qarte eshte qe Diveroli pergenjshtron ate e ka takuar dhe pranon qe ka shpikur cdo gje! Ja keni fut vetes me ket shkrim idiot

            Përgjigjjuni
            1. r
              robi

              Shume shpejt do jape sqarime rreth rastit per Shkelzen sypeshkaqenin e masakres se Gerdecit dhe tallagjarja e Tiranes bythderrja Adriana nockederrja me kurs 3 mujor plepash qe eshte dhe perfaqesuese ligjore e shkezen sypeshkaqenit.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arjnan Cani idiot i lindur.

                Kriminel dhe kelyshi i monstres Sali kriminelit mban 5 bodygard se ka frike nga ndyresirat dhe vrasjet dhe hajdutelliqet qe ka bere . Ky duhet te jape llogari se pagoi per te vrare Kosta Trebicken.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zen Qose djali babit komunist.

                  Sélection naturel ....kriminelet vrasin njeri- tjetrin , spiunojne njeri - tjetrin , vjedhin njeri- tjetrin . Zen Qose Berrisha eshte i mbaruar djale i vetem pa mbeshtetje , nuk ka natyre gangsteri , thjeshte nje perfitues nga pozita e babit te kryeministria , shume shqiptar do benin te njejten. - Do kete funde tragjik mjerrani pasi ka shperndare pronat ne emer te te tjereve dhe askush nuk ka ndermend t'ja riktheje sidomose nje shurraq si Zen Qose , nje vrases me pagese dhe gjitheçka rregullohet .

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Korcari

                  Mire e ke ti o plak kur nuk te fut Spaku nje tegel te gjitha aktiviteteve. Shit pordh shit

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Musai

                    Po padyshim shtet pa inventar,sepse nese ne feren e armeve qendrojne Diverolet dhe Shkelzenet ne shkaterimin e depos me te madhe te Ballkanit te asaj kohe qendronte familja kriminale Berisha dhe kllouni Bush pertej Atlantikut.Keto dosje ska bir kurve qe i i hap.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besnik

                      O zoterinj, nuk e mbajne brenda pa akuza, ka akuza dhe ka shume, por mos u shqetesoni! Prisni, prisni se s’keni pare gje ende!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Latif Dreqi.

                        O Edi Rama, familjes se zhytur ne mut nuk çi bo mo. Lere mutin ti mbuloj ata qe e kane hak. Rrnofte Xen Kurva (Brrisha)

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          PeDeja i Salehut!

                          Pa merak Xeno se e besum! Prit prit se ka për t'u q.. mami, motra, gruja, mbesa. (Që e kanë nga natyra). Por ty ka për t'u q.. dhe baba! Kujdes sapunin Xeno !

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tirons I vjeter, qe ne 2002

                            Skemi as SPAK e as Shtet , keshtu qe teatri vazhdon

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje