E PLOTE - David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë shqiptarë dhe Shkëlzen Berishën(VIDEO)

9 Gusht 2024, 19:00Politika TEMA
E PLOTE - David Packouz rrëfen takimet me zyrtarë të lartë

David Packouz, në një intervistë të gjatë në Podcast-in “Connect” në datën 7 korrik të këtij viti, ka folur dhe për kontratën që ai dhe ortaku i tij lidhën me qeverinë shqiptare për tregëtinë e municioneve. Ndër të tjera, ai përmend dhe takimet për kontratën 300 milionë dollarë me zyrtarë të lartë shqiptarë si dhe me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Më poshtë e zbardhur e plotë pjesa që ai flet për marrëdhëniet e tij dhe Diverolit në Shqipëri:

Ai shkon në Shqipëri. Dhe flet me kreun e kompanisë së eksportit Ylli Pinari dhe i tregon dokumentet. Ylli i hedh një sy dokumenteve dhe i thotë “mos më trego dokumente false.”

Wow!!! Ata janë shqiptarë. Mbretër në falsifikimin e dokumeteve.

E kuptoi direkt. Ai (Ylli Pinari, asokohe drejtor i MEICO) njeh industrinë. Ai e di që ka çmimin më të ulët. Ai e di që çekët dhe ukrainasit nuk do japin çmime më të lira se ai. Sepse atyre do t’ju duhet të paguajnë për t’i çmontuar nëse nuk i shesin. Kështu që ai e dinte që kishte çmimin më të ulët. Ai e kuptoi direkt, ndaj i tha “mos më trego dokumentet e tua false”.

Efraimi vazhdoi duke e bezdisur: “Më duhet me patjetër kjo. Duhet të më japësh një ofertë më të mirë. Punojmë bashkë direkt, nuk na duhet Henri. Do të kem biznes tjetër me ty në të ardhmen. Jemi në proces të fitimit të kontratave të tjera. Të betohem!”

Në fund Ylli thotë: Do të rregulloj një takim me personin që do ta marri këtë vendim. Dhe siguron një takim me personin që quhej Delijorgji. Delijorgji, morëm vesh më vonë, ishte kreu i mafias shqiptare. Dhe në një farë mënyre është i përfshirë me këtë dhe është i lidhur me djalin e kryeministrit, që ishte prezent në takim.

Kështu bëhet gjithandej, në Rusi dhe në shumë vende të lindjes.

Qeveria dhe Mafia punojnë dorë me dorë me njëra tjetrën.

Totalisht.

Delijorgji i thotë Diverolit, që e di që do çmim më të mirë për municionet dhe e di që je duke paguar dikë tjetër, Kosta Trebickën, një shqiptar tjetër, për të ripaketuar municionet. Kështu që pse nuk ma jep mua kontratën për ripaketimin. I ripaketoj unë, bëj para nga kontrata e ripaketimit dhe mund të të jap një çmim më të lirë për municionet.

Dhe Efraimi thotë po. Më duket ide shumë e mirë. Ai është i ikur, hajde të fillojmë! Dhe fillojnë për të ripaketuar municionet.

Kosta, që kishte në pronësi kompaninë e paketimit, më merr në telefon dhe më thotë: “Kam marr vesh që ju do ndryshoni furnizuesin e paketimeve. E kuptoj, është thjesht biznes, nuk më ka mbetur hatri. Por mua më kanë ngelur në dorë 20000 dollarë kuti që po planifikoja t’i përdorja në këtë kontratë. Juve do t’ju duhen këto gjithsesi, prandaj pse nuk i blini nga unë, që mos të humb 20000 dollarë me këto kutia?

Unë i thashë Efraimit, pse nuk i blejmë këto kuti nga ai?

E di si është puna?

Delijorgji s’do të ketë punë me atë. I kanë blerë kutitë. Nuk i duhen. Atëherë, pse nuk i japim 20000 dollarë, se e kemi lënë në baltë.

Diviroli thotë: pse ça do bëjë?

Efraim, ai di çdo gjë. E di për ripaketimin edhe pse ne po e bëjmë këtë. Jepi 20000 dollarë. Kemi një kontratë 300 milionë dollarë. Le të mos e dhjesim. Dhe mbi të gjitha është shqiptar. Ti je në Shqipëri. Në këtë pikë Efraimi kishte ikur nga Shqipëria dhe njerëzit me të cilët po bënim këtë marrëveshje ishin krim i organizuar dhe nuk do ta lejonin këtë njeri që të bënte gjë. Kështu që me tha: ça do bëjë? S’ka për të bërë asgjë. Mos u merr më me këtë punë.

I thashë që kjo ishte ide shumë e keqe, por janë paratë e tua. Kosta u mërzit shumë dhe mori në telefon New York Times, dhe i tregoi se çfarë po bënim. Dhe mori FBI dhe ju tregoi dhe atyre se çfarë po bënim. Dhe gabimi tij më i madh ishte se kontaktoi median shqiptare dhe ju tha atyre që politikanët shiptarë po merrnin pagesa nën dorë për këtë marrëveshje. Një javë më vonë, përfundoi i vdekur në një aksident të dyshimtë më makinë. Ai u gjet në një fushë bosh, në një rrugë të pashtruar ku ishte shkelur nga makina e tij. Me fytyrë nga toka. Kjo ndodh ndonjëherë. Askush nuk bëri pyetje. Askush në të vërtetë nuk besoi se ishte aksident, por e bënë të dukej si aksident. Kështu që e quajtën aksident.

Pjesa ku përmend Shkëlzen Berishën

Intervista e plotë

18 Komente

  1. k
    kxp

    Ka te drejte Berisha qe e quan Spak ASPAK. Ja ku jane deshmite dhe keta frikacake nuk kane guxim te ngrejne akuza.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ne i dimë more mik si kanë punët , por na ka pushtuar mafja maloke dhe nuk shoetojmë dot pa ndihmën amerikane . Ose duhet te presim derisa te shfarosen me njëri-tjetrin. Popull budalla, shtet I degjeneruar, shoqëri e degraduar plot me spiunë, servilë dhe delenxhilerë. Vetëm bomba atomike mund ta reformojë shqiperine.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        1. Delijorgji kreu i mafies shqiptare??? 2. Shkelzenin e takoi diveroli jo ky tipi , po ky e di mire muhabetin???? 3. Diveroli nen betim para gjykates amerikane ( jo shqiptare) deklaroi se nuk e njihte shkelzenin. Kaq te bindur jane keta se shiptaret e mengjer jane me te meta mendore, sa publikojne legene 2 leksh qe edhe pianecet e lagjeve genjejne me mire kur jane tape. Ky o fiks si kunati i Rudina Xhunges qe erdhi nga anglia per tiu thene shqiptareve se kalane e portopalermos nuk e kishte ndertuar ali pasha. Vari leshte. Me keta as nuk qan e as nuk qesh dot.

        Përgjigjjuni
      2. G
        G7

        Plaseni ne burg saliun dhe fatmir curven Turp

        Përgjigjjuni
        1. g
          goni

          Ky nuk flet ne vete te pare por te trete...ai e takoi ,jo une...

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali hajduti ne Burg!

            Goni i Shiqeres, ah ah ah

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vezhguesi

              goni lexoje mire shkrimin. Ai flet ne vete te trete per Efraim Demirelin qe ishte ne fakt ortaku kryesor qe merrte vendimet dhe bente negociatat, nderkohe qe ky individ ishte gjithmone present ne takimet me palen shqiptare.

              Përgjigjjuni
            2. G
              Gjeka

              Ajo ishte dhe është një organizatë kriminale. Kurkujt si ka hy gjemb në kame. Të tan jan me bixnese, njashtu të fshehun punojke prap me njeni tjetrin. Dikush me demek bani dhe burg, ku thojken se mramjave shkonte e flente ke shpija. Tash si ortsk po bajn pallatin ma tmadhin në tiran. Nji kta, e zhdukne shoferin e tyne, qi spo i dihen rrashtat. Ylli Pinari, i ky spiun i hoxhës e tash i shkëlzenit, asht ma stromullari të tanave, i kët SPAK me mërfhy, e po ti difton të tana. Ka ken oficer, e tash miliarder po qi se qit kryt, veç punon si mini fshehtë. Ky po deregjon pallatin në qender te tirans, ku, ku bre me i gjet ky tan ato lek, he pra SPAK qi ku ike. Mytne nji fshat me fmija të pafajshëm, e kta mos me i picku as bleta.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Al

                Perveq SPAK, te gjithe e dijn se sa i inkriminuar Shkelzen Berisha dhe politika Shqiptare eshte! Burgu eshte pak per keta gjakpires.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Genti

                  Jaberishizmi kjo fare e poshter dhe e ndyre qe duhet teshkulet me rrenje dhe me dege nga faqa edheut. Keta hajduta mafjoze duan pushtet perseri . Zoti do ti ndeshkoj por keto qe i kane bere ketij populli . E shkaterruan kete vend ky kryemafioz bashke me femijet hajduter , kriminela …,, Gjynah demokratet ngelen rrugeve me gjithea ato sakrifica qe kane bere dhe larot e berishizmit luftojne per bythet e tyre.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Spak

                    Po Zeni vrau te pafajshem naive,femije dhe te rritur ne emer te Saliut! Po Saliu a e dini sa ka vrare dhe cilet! Vrau ajken e djemve te Tropojes qe nuk ishin me te! U prishi edhe varret disa here! Hodhi Njeri tropojan kunder tjetrit si Osmanllinjte! Si UDB! Rrahu e vrau te gjithe qe i dolen perpara pa meshire dhe ja doli! Por ka ardhur koha e shpagimit Sali!

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Malo

                      Nuk eshte nje paralelizem i duhur me Arben Hametajn, nuk ngjajne fare,nqs ka fakte edhe nuk e fusion ne burge Dmth nuk do EdDrama se ai I ka te gjithe ne Komande bashke me Meron

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Ligji nje per te gjithe.

                        Kjo eshte Shqiperia e demokracise prej 33 vitesh ku lulezon krimi e vrasja dhe SPAK ben sikur nuk sheh dhe nuk degjon. Po pse kaq frike? Pse kaq imun keto kriminele qe e shkateruan vendin e u pasuruan mbi vuajtjet e qytetareve? A nuk eshte ligji ne Shqiperi i njejte per te gjithe? Turp per SPAK ne syte e popullit qe ka frike te beje detyren, ne nje kohe qe paguhet me paga te majme nga taksat e popullit te varfer. Faktet jane kokeforte.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Po ky popull a ka faje ?

                          Nje pyetje pak sa naive , kush eshte non grata dihet sekretar i PPSH njeri i familjes se diktatorit Hoxha ,doktor shurre i Hysni Kapo ne funde me Ramiz Alian si i zgjedhur , po ky popull a ka mémoire apo eshte i anestezuar . Nese u genjye ne 1991 po a mund te sustifikohet me firmat piramidale , vjedhje votash 1996 , grusht shteti 1998 , vrasjet para kryeministrise , Gerdeci, e kompleksi Partizani çfare kerkone ky popull idiot me shume nese shkojne 30 enverist posht ballkonit kur ky i marre mendesh pellet si gomari , çfare bejne 30 mije qytetare qe nuk shkojne ti marin me shkelma keta debile te tipit A.Kalaja apo jevgun Kelliçi. Demokraci nuk do te thote anarshi , fjale e lire nuk do te thote te baltosesh tjetrin . Demokraci nuk do te thote pandeshkueshmeri del robi e deklarone hapur kam bere korrupsion me djalin e kryeministrit Berrisha. Demokraci do te thote ligje Me sa duket shqipot nuk e njohin e as nuk e duan demokracine .

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kjo eshte e verteta

                            Fara qe prodhoi kete fryme , kete nxitim per leke pa djerse , per pasuri te rrufeshme , per vjedhje , per plackitje deri ne krim , nga ku filloi kontirimi I mafies , thjesht , ne driten e diellit , u mboll nga Berisha dhe berishizmi . Per fat te keq , pasardhesit e Berishes , F. Nano , I. Meta e perseri S. Berisha ( 2005 - 2013 ) dhe se fundi E. Rama , Jo vetem nuk e prishen konturimin e kesaj ploje kriminale , por e strukturuan si mafie klasike . Frutet Po I shikojme dhe Po I shijojme te gjithe . Kete shkaterrim , kete duhme Saharaje , vete ne shqiptaret , me eufemizem , e pranojme per tranzicion ...!? Dhe , me tifozllekun lejfenist , te keqen e shikojme si ne kohen e Dulles , vetem ne nje drejtim . E keqja eshte nje ne keta 32 vjet : S. Berisha , I. Meta , E. Rama . Me kete lloj tifozerie , ata do behen te gjithekohshem , ndersa Shqiperia e bukur do behet atdheu I avganeve , bagladeshasve e dreqi e merr vesh .

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Franci

                              Drejtesia e re ka lindur me lepur ne bark. E me frikacaku ne Spak eshte Altin Dumani . I trembur ai nuk guxon te kerkoje arrest per Berishen e Meten te pakten kur ata e akuzojne “ si kryetar i organizates kriminale”- nga Berisha dhe”Dumdumani o vagabond” - nga Ilir Floriri. Nje fjale popullore thote qe kur ndaj akuzave nuk reagon nenkuptohet qe i pranon.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Berti

                                Kush shpreson qe Spak me ne krye Dumanin dhe Gjkko do denojne Mehdiun e Shkelzenin per Gerdecin e Sali Berishen per 21 janarin eshte NAIV !!!! Jane dy tragjedi qe kane nje mal me fakte te pastra dhe akoma nuk guxojne ti therrasin ne Spak si Shkelzenin ashtu dhe Saliun. Do kalojne jave e muaj dhe Spak do vazhdoje ne kerkim te fakteve !!!!!!

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  AS

                                  https://en.wikipedia.org/wiki/David_Packouz

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje