Vendimi i parë i Elisa Spiropalit si kryetare Kuvendi ka lënë të pakënaqur opozitën. Spiropali dhe Bardhi janë angazhuar në një seri replikash në pak minuta, por jo si zakonisht një seancë ballë përballë, por me shkresa në protokollin e Kuvendit.
Pak ditë pas humbjes së opozitës në Himraë, Partia Demokratike u vu në lëvizje për t’i hequr mandatin deputetes socialiste Olta Xhaçka. Por kërkesës së 28 deputetëve të opozitës për një sesion të jashtëzakonshëm të parlamentit, kryetarja e re e Kuvendit Elisa Spiropali i është përgjigjur me thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit, vetëm të martën e 27 gushtit.
“Kryetarja e Kuvendit ka miratuar një urdhër antikushtetues. Kryetarja e Kuvendit ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të thërrasë sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit breda3 ditëve nga paraqitja e kërkesës së 1/5 së deputetëve, për të zbatuar pa vonesa vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Zvarritja 2 vjeçare e kësaj çështje, mos zbatimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është mbrojtje politike nga drejtësia të një deputeti të mazhorancës, bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës.”
Brenda harkut kohor të 30 minutave, Spiropali i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar demokrat. Shpjegimi i saj lidhet me faktin se vendimet e Gjykatës Kushtetuese shqyrtohen nga Këshilli i Legjislacionit, dhe me faktin që për vendimin e 10 korrikut nuk ka një akt nga këshilli, Spiropali thotë që nuk mund të thërrasë Parlamentin brenda tre ditësh, por i garanton se nuk do të fshihen më pas procedurave me nisjen e sesionit të ri.
“Ju informoi se shqyrtimi në seancë do të bëhet menjëherë me fillimin e sesionit të ri parlamentar, pasi të jetë përcjellë raporti i Këshillit për Legjislacionin.”
Me nisjen e shtatorit do të vendoset nëse socialistët, nëpërmjet Elisa Spiropalit si kryeparlamentare do t’i drejtohen Komisionit të Venecias për një opinion nëse deputetet janë të detyruar të votojnë pro dërgimit të kësaj çështje në Kushtetuese, apo pasuesja e Nikollës do të mjaftohet vetëm me vendimin e organeve të Kuvendit.
Saga 2 vjeçare e mandatit të Olta Xhaçkës ndërmjet Kuvendit dhe Kushtetueses ka edhe pak muaj afat të diskutohet në parlament. Sipas nenit 66/a të ligjit për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, kërkesa për papajtueshmëri mandatit të deputetit mund të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të këtij mandati.
Gjykata Kushtetuese eshte kjo qe eshte.Aty jane te paket konstitucionalistet e vertete.Ka dhe gjygjtare e gjyqtare militante.Ky eshte fakt,por i keq.Gjithesesi PS ta dergoje ne gjykaten Kushtetuese mandatin e deputetes dhe nuk duhet te meret me me kete problem.Ajo le te vendos.
Gj.K, me këmënguljen e saj do të tregojë se është e pavarur nga politika (!). Po pak besoj e mbajnë mend se si u formatua ajo, se çfarë bëri ish presidenti (s'po i zë emrin se më vjen ndot), për të çuar atje dhe ndonjë "Kal Troje", të vetin apo të "non gratës". Po le të mos i hymë më atij muhabeti. Tani ka një GjK dhe ajo, dora dorës, pra ne kohë, do t'ia "marrë dorën" detyrës së saj shumë të rëndësishme. Sa i përket mandatit të Xhaçkës, ky është kthyer në një "konflikt" absurd midis saj dhe organit ligjvënës Kuvendit. Me që ka ndodhur kështu dhe tashmë ngërçi është evident, si në raste të ngjajshme, i drejtohet Komisionit të Venecias, inisiativë të cilën GjK, në mos dëshirë të vetën ta bënte, paralajmëron se do ta marrë vetë Kuvendi. Po meqë ky proces kërkon kohë, nëse nuk zgjidhet deri në fund të tetorit, pra para 6 muajve deri në zgjedhje, pushon së qeni. Kështu që megjithë dëshirën e madhe të Bardhit, për një fitore politike para zgjedhjeve, gjithë gjasat janë që Xhaçkës nuk do t'i hiqet mandati.