PD zbulon aferën e shekullit prej…. 36 mijë eurosh

8 Gusht 2024, 17:18Politika TEMA
PD zbulon aferën e shekullit prej…. 36 mijë eurosh

Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka nisur një betejë të re politike.

Atë për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sina.

Ky i fundit akuzohet se ka përfituar fonde nga buxheti i shtetit.

Nëse i dëgjoje ditë më parë, mendoje se Sina kishte bërë ndonjë krim të rëndë dhe e meritonte t’i hiqej mandati.

Por këtë të enjte, PD zbuloi se gjithë beteja e saj bëhet për… 36 mijë euro.

Është kjo shifra për të cilën Sina akuzohet se ka përfituar fonde nga buxheti i xhtetit.

Tani çdo shkelje është e dënueshmë, por të bësh betejë politike për 36 mijë euro për ditë me radhë, duket paksa qesharake.

Pjesë nga deklarata e PD:

“Nga verifikimi i të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se deputeti i Partisë Socialiste, z. Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit. Shoqëritë ‘BIGALB GROUP’ sh.p.k., ‘BIG LISUS’ sh.p.k., ‘BIG DURRËSI’ sh.p.k., ‘BIG PESHKOPIA’ sh.p.k., ‘BIG ROI’ sh.p.k., ‘BIG LEO’ sh.p.k., ‘BIG LEZHA’ sh.p.k., ‘BIG DRINI’ sh.p.k., ‘BASHKIMI’ sh.p.k., ‘TIRANA CASH & CARRY’ sh.p.k., që janë në pronësi apo bashkëpronësi të deputetit Vullnet Sinaj, përmes vetëm 9 transaksioneve të verifikuara, kanë përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë.

Shoqëritë e mësipërme kanë vazhduar të jenë në pronësi të deputetit Vullnet Sinaj edhe pas fitimit prej tij të mandatit të deputetit dhe gjithashtu edhe pas emërimit prej tij të dy personave zj. Elona Koshi dhe z. Eduart Koshi si ‘person i besuar i ortakut të vetëm z. Vullnet Sinaj’, përmes akt-marrëveshjeve të datave 20.07.2017, 29.03.2018 dhe 31.10.2018. Përmes këtyre marrëveshje rezulton se është bërë vetëm transferimi i kuotave dhe jo tjetërsimi i tyre, duke kaluar nga ‘zotërues aktiv i aksioneve’ në ‘zotërues pasiv i aksioneve’ për shkak të caktimit të ‘një personi të besuar.

Personi i besuar’ siç qartësisht përcaktohet edhe në Akt-marrëveshjet e sipërcituara i ka kaluar vetëm e drejta e vendimmarrjes mbi 100% të kuotave të zotëruara nga deputeti Vullnet Sinaj, me qëllim menaxhimin e përgjithshëm të aktivitetit të shoqërive. Por në asnjë rast, deputeti Vullnet Sinaj nuk humb të drejtën për të marrë fitimet nga shoqëria, sepse kjo jo vetëm buron nga ligji, por përcaktohet qartësisht edhe në pikën 3, të nenit 3 të secilës Akt-Marrëveshje, ku specifikohet:

Z. Vullnet Sinaj, pavarësisht kalimit në zotërues pasiv të kuotave të tij, gëzon në mënyrë individuale të drejtën e përfitimit të fryteve civile të pronësisë që gëzon mbi kuotat e saj në shoqëri, përfitime të cilat do të jenë të pasqyruara hollësisht në Pasqyrat Financiare të shoqërisë, por në çdo rast, nuk mund të ushtrojë asnjë veprim tjetër civil mbi këtë pasuri’.’ – thuhet në Mocionin e firmosur nga deputetët e opozitës”, thotë PD.

23 Komente

  1. J
    Jugu

    Pse merrni ne mbrojtje disa hajdute si ky tipi apo ju paguan ndonje pare nen dore. Nese Pd merret me kete tipin, bravo i qofte, pse 36 mije euro jane pake, dhe nese jane pake per ju, hajduti si ky the Rama meritojen te turperohen edhe per 1 euro nga leket e buxhetit.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VLONJATI

      Ti Jugu , rrotë kari , që s'pushon kurrë së nxjeri helm nga goja , kur e paske parë Ramën duke vjedhur ? Hajvan Viçidolli .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante në Itali

        O Vlora të fala motrës. Po Safet Gjici është në burg për 40 mijë lek mer bq lushishteje 40 mijë ose 390€ kushton një darkë. Ky për 36 mijë euro qenka i pafajshëm

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben.

          Aq me keq po jane pak dhe i ka mare ne kundershtim me ligjin. Imagjino ca i bejne keta kur jane shume. PS: precedenti i Kokedhimes kete tipin e big marketit e nxjer automtikisht jashte parlamentit.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tung

          Mero per 36 mije euro te ben 200 shkrime te lan te lepin dhe te nxjerr dhe ne TV me levdata.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tironci

            Sepse po te dish kush eshte Vullnet Sina e kupton fare mire qe nuk ndyen duart ai intelektual per 36 mije euro. Po ca si puna jote kane rene ne tastiere edhe i bien pianos per njerez qe as nuk i njohin e as nuk i kane degjuar dhe nnxjerrin vrerin e hidherimit te tyre personal perse jane deshtake dhe nuk kane arritur asgje ne jete. Eshte me e lehte te lyesh me boje te zeze si hajdute e lloj lloj sharjesh se sa te pranosh qe je deshtak, dembel dhe i paafte. Pranoje fatin tend dhe leri lehjet se je transparent.

            Përgjigjjuni
            1. r
              rrofte Vampiri !

              Jugu @@@@@@@@@@@@@@@@@@@@ Ti je mik e Vampirit @@@

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tung

              Jugu po milionat e krerëve të PD LSI etj nuk kanë nevoj të turpërohen se dhe ata lekët tona kanë marr. Po duke krahasuar këto para nga këta individë VSina duket ëngjëll.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qoftelargu

                Po kur vidhte Berisha gjithcka(per kete arsye eshte shpallur non grata,ai dhe familja e tij)?? Prandaj keni mbetur ne kete nivel e te dashuruar perjetesisht me Qoftelargun,or ti jugor,qe nuk me dukesh si jugor por malok i kamur,nga Berisha e fanatiket e tij!!!

                Përgjigjjuni
                1. s
                  spata

                  Ky kapteri eshte mesuar ne ushtri qe vidhte e ua shpinte eprorve.I doli boja e shkoj te vidhte ne Itali.Op e zbuloj Rama per cilesi te vecanta dhe si shume hajdut u rrjeshtua pas shpines se Rames te haje fiq,kumblla e dardha.Edhe kete si shoket do e percjell Rama tek dera e Spakut.Ctu beje Rama.I dha mundesine por ky kaqol nuk dinte te meshente korrupsjonin.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rinia le te shpresoje por neve JO me !

                    Hejjj ho qytetare te ndershem qe vuajtem dhe po vuajme akoma ! ha ka ngelur njeri mbas viteve 90 e deri me sote te mos kete bere sado nje krim finacier te vogel kundra Ligjit ! keta pacavure qe kerkojne Demokraci te sinqerte ne kurrize e te gjithe qytetareve ! jemi shume large Drejtesise qe tju kepusi kembet ketyre padrejtesive !

                    Përgjigjjuni
                    1. C
                      Cubi

                      Po më pëlqen ky jugu,i thekur mbas non gratave. Po saliu yt i zi i jepte fonde gazetave si rrota derrit dhe albania te ylli Rakipi nga fondi i ushtrisë. Dhe ç'është më e keqja e futi me detyrim në ushtri do abonoheshe me gazetën albania pavarësisht se gjoja quhej e politizuar,ajo fliste vetëm për bëmat e largqoftit sali. E megjithatë mbasi vodhën për 20 e ca vjet duke siguruar 4-5 breza tani po hiqen si mbrojtës të parasë së këtij populli. Ju vjen shumë keqqqqq cesht e vërteta!!!!!!!!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

                        Po c'eshte kjo llogjike, 36 mij Euro nuk perben pervetsim se sipas ketyre, te vjedhesh apo perfitosh 36 mij Euro qenkan qindarka, pra sipas mentalitetit prej hajdutash, kur shuma mberrin ne miliona atehere perbeka shkelje korruptive... Jo more jo! Edhe nje qindark po te pervetsoj ose te perfitoj ne rruge te paligjeshme, eshte shkelje dhe duhet denoncuar dhe denuar. Mjaft kane vjedhur nga djersa dhe gjaku i popullit keto shushunjeza te pangopura!

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Ben

                          Per.kaq para rryshfet, nje politikan ne SHBA denohet me 20 vite burg! Shqiptareve nuk u duket shume se te tjeret marrin miliona! Ata denohen me burgim te perjetshem.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Titvasil shkollëshumi

                            @Ben, ku e pe rryshfetin ti? Lexoje edhe njlherë deklaratën e PD, të kuptosh se për çfarë bëhet fjalë.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Ben

                              Ryshfet apo vjedhje, nuk ka rendesi! Politikanet, perfshire edhe deputetet, denohen per pervetesimin. Komenti im ka te beje me idene se 36 mije euro jane pak per tu denuar! Sipas Shqiptareve, duhet te perfitosh miliona qe te denohesh.

                              Përgjigjjuni
                          2. I
                            I madhi Nard

                            36 mije euro jane pak para milona eurove e krimeve qe kane bere ata bajgat e Sali halese , po ata palaco bertasin qe Spak te mos kete nge te merret me k rimet e atyre qelbanikeve qe te pakten gjysmit duhet te varen .

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Real

                              Kjo pune eshte si ajo qe flitet qysh ne ato kohra per nje femer te perdale .Esht vajze e mire po eshte pak fare, fare eshte me barre. Respekte per famrat se rasti nuk eshte per ti bulizuar.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Parruca

                                Betejat behen dhe per 36 euro nese eshte abuzuar me to. Por ju sahanlepiresve te Temes ju duken pa vlere sepse jeni ne dijeni te shumave faraonike qe vidhen diten per diell nga Ripjellja. Jeni mesuar te degjoni shuma te rendit 10 mije here me te medha se kjo qe zhvaten nga buxheti i shtetit me manovra presigjatoresh.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kasemi nga Zadrima!

                                  O njerez te trashe e pa dinjitet,nuk behet fjale se mori nje dhurate,por thuhet shprehimisht pervetsoi shumen e 36 mij euro?Pse pak ju duken,kaq leke nje familje e varfer shqiptare nuk e sheh kurre as ne enderr.Po syri i dallaverxhinjve i vagabontve politik eshte mesuar me miliona dhe keto çoç i duken. Popull pa shyll kurizore por i tredhur qe ne djep.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Vatileshte ka thene Jozi

                                    Kasem! Nuk behet dhe fajsohet populli! Eshte e gabuar! Ndihmon kyt tipin 36 mijesh, IM, Spiunin, Sale Nongraten dhe familjen e tij nongrata, pra duket koment hileqar! Respekt per ty gjithsesi... por nuk ndihmon! Kjo eshte jeta, lufta vazhdon...!

                                    Përgjigjjuni
                                  2. N
                                    Noci

                                    Me falni ,po qe se e lexuat mire shkrimin,ne fund thote qe ligji e ndalon te drejtoje kompanite por nuk e ndalon te marre fitimin si person i jashtem

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Juristi

                                      Jane 36 mije opo 36 milion se me 36mije denohesh me burg si hajdut me 36 milion denohesh shperdorim detyre 6 muaj pa te drejt vjedhje te fala Dumanit me koleget

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje