Si do të zgjedhim në 2025? Celibashi sqaron: Kodi ua lejon emigrantëve të votojnë kudo që ata ndodhen

7 Gusht 2024, 21:20Politika TEMA
Si do të zgjedhim në 2025? Celibashi sqaron: Kodi ua lejon

Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, i kanë hapur rrugën procesit të votimit nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Deklarata për këtë u bë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Sipas tij, me ndryshimet e fundit është përmbushur edhe urdhri i Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës Kuvendi i Shqipërisë do të duhej të plotësonte boshllëqet ligjore, me qëllim që për zgjedhjet e vitit 2025 të mundësohej votimi nga jashtë.

“KQZ ka filluar që në ditën e parë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë, me përgatitjen e këtij procesi, duke filluar me listimin e të gjithë atyre akteve rregullatore dhe nevojave logjistike për realizimin e tij”, deklaroi Celibashi.

Ai konfirmoi se të gjithë ata qytetarë shqiptarë me të drejtë vote, të cilët gjenden në ditën e votimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kanë të drejtë të votojnë.

“Ka një ndryshim në lidhje me këtë çështje, krahasuar me variantin e parë, ku, sipas këtij varianti, ideja ishte që vetëm ata të cilët kishin një rezidencë të deklaruar mund të votonte. Tani, kushdo, i cili nëpërmjet një dokumenti të caktuar vërteton që gjendet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në ditën e votimit, ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e votës atje ku ai është ditën e zgjedhjeve”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Celibashi u shpreh se KQZ-ja akoma nuk ka përgatitur listën e dokumenteve të cilat do të duhet të paraqesë një votues për të vërtetuar që është jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas tij, regjistrimi do të bëhet përmes një platforme elektronike, e cila do të ndërtohet dhe do të administrohet nga KQZ-ja.

“Çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote që banon jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe do që të votojë atje ku ai ka vendbanimin, do të duhet të regjistrohet nëpërmjet kësaj platforme, e cila ofron të gjithë garancitë dhe sigurinë mbi identitetin e votuesit”, u shpreh Celibashi.

Sipas tij, qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë do të votojnë vetëm nëpërmjet postës.

“Fleta e votimit do t’i dërgohet aty ku ata banojnë ose tek ajo adresë që ata do të deklarojnë nëpërmjet shërbimit postar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të kthehet në KQZ prej tyre nëpërmjet shërbimit postar”, shtoi ai.

Celibashi nënvizoi se numërimin dhe vlerësimin e votës së qytetarëve që kanë votuar nga jashtë e bën KQZ-ja.

“Do të përgatisim një akt normativ, i cili do të rregullojë të gjithë procesin e mbërritjes, të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit. Për momentin ajo çfarë ka rëndësi të thuhet është që do të jetë KQZ, institucioni i cili do të bëjë numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

I pyetur mbi llogaritjen e votës të atyre që votojnë nga jashtë, Celibashi sqaroi se vota e atij që voton nga jashtë do të llogaritet në rezultatin e zgjedhjeve të qarkut ku ai ka regjistrin e gjendjes civile në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Pra, një qytetar, i cili e ka regjistrin e gjendjes civile në qarkun e Tiranës (në një nga bashkitë e qarkut të Tiranës) edhe pse ai prej vitesh mund të banojë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në Milano, Berlin, Londër, etj., vota e tij do të llogaritet për deputetët e Qarkut të Tiranës”, shtoi ai.

5 Komente

  1. P
    Patronising

    Jo duhet te logaritur ber ju klysha kurvash si ramuti like llomarina dhe sali qorri, vetem ku ti shtermbloin light e votimit

    Përgjigjjuni
    1. M
      Myzeqari

      Ky Ilirian Qelibashi kunati i Sokol Olldashit te ndjere eshte nje ushtar i Greqi’s, o njeres kur nje njeri nuk eshte i afte per familjen e tije do jete i afte per vendin tone ,kjo specie e qelbur duhet te zduket sa me shpejte qe te jete e mundur ky dobici Skraparit i lindur ne Fier.

      Përgjigjjuni
      1. a
        astor

        esht i mediut,koli thjesht i qinte gruan

        Përgjigjjuni
      2. A
        AJET DELAJ New York

        O fosile komuniste po si guxoni me tall menderen me inteligjencen e diaspores. Qarku i Tiranes minimumi 66.6% e deputeteve dalin nga listat e kryetareve . Kurse qarqet e tjera jane mbi 90 deri 100 nga lista e Kryetareve. Pra Ju I thoni diaspores votoni halet tona . Kjo eshte e turpshme . Megjithate une e kam nje zgjidhje madje dy zgjdhje njeheresh . Let see

        Përgjigjjuni
        1. p
          pretorian

          Nqs diaspora e lejon veten te tallen kodosha e bij kodoshash, ata qe nuk kollandrisin dot familjet e tyre, stercornutot e njohur dhe te panjohur te kurves politike, athere ajo e meriton ate. Persa i takon votimit elektronik, se gjoja ai eshte me i sigurti, ne opinionin tim eshte me i pasigurti, me i manipulueshmi. Aty fiton programuesi i kompjuterit. Dhe dihet ne rastin tone se kush fiton. Fiton Qeveria, fiton Ed Rama. Inteligjenca e diaspores nuk besoj se eshte ndryshe, se ka me shume moral se inteligjenca e inteligjences, qe eshte ne Shqiperi. Ata qe nuk jane perfshire ne politike, ata qe e dine se politika s'ka moral, se ne Shqiperi morali dhe ligjet e shtetit, drejtesia jane me te shkelurat, me te dhunuarat, me te pazbatuarat. Shikoni keta transat e Rilindjes, qe erdhen me fryme morali dhe jane me te pamoralshmit, me hajdute, me te korruptuar, me te degjeneruar, me te shkerrdhyer se te paret. Rrumpalla, Rasputini i Rilindjes eshte ku e ku me i zoti se rrumpalla otomane e mullah Berishes, ku e ku me i djallezuar, me perfid se ai. Me interesante do ishte, qe diaspora te krijonte nje force te saj politike. Por po te shikosh dhe diasporen, nje pjese e saj gezon paret e mafies, paret e politikes, varet nga ajo dhe ben lojen e saj. Pergjithesisht dhe ajo ka hyre ne ruleten e politikes kriminale shqiptare. Shoqeria shqiptare pergjithesisht eshte kenete, eshte llum. E pamundur te bonifikohet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje