Spiropali takim me ambasadorin Bucci: Italia ka qenë dhe mbetet avokate e Shqipërisë për anëtarësimin në BE

7 Gusht 2024, 14:02Politika TEMA
Spiropali takim me ambasadorin Bucci: Italia ka qenë dhe mbetet avokate e

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Ambasadori Bucci e uroi Spiropalin për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe e garantoi për vijimësinë e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve mes dy vendeve si edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit.

Spiropali, nënvizoi se “Partneriteti Strategjik dhe bashkëpunimi i suksesshëm mes Shqipërisë dhe Italisë mbështetet në marrëdhëniet miqësore tradicionale mes dy popujve tanë. Italia ka qenë dhe vijon të jetë avokate e fuqishme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për këtë meriton mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve''.

Postimi i Spiropalit:

Takim i ngrohtë e miqësor me Ambasadorin e Italisë, z.Fabrizio Bucci. Ju falëminderit, z. Ambasador, për urimet me rastin e zgjedhjes sime Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.


Mirënjohje për nxitjen e partneritetit strategjik, marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit të Italisë.


Partneriteti Strategjik dhe bashkëpunimi i suksesshëm mbështetet në marrëdhëniet miqësore historike mes dy popujve tanë.


Italia ka qenë dhe vijon të jetë avokate e fuqishme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për këtë meriton mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve.


Aktualisht të dy vendet janë në një moment të rëndësishëm, intensiv dhe të veçantë bashkëpunimi.
Pas ratifikimit nga Kuvendi, po fillon zbatimi i marrëveshjes së sigurimeve shoqërore, prej nga përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë në dhe mbi 4 mijë italianë në .


Fillimi i zbatimit të Protokollit të Bashkëpunimit mes dy qeverive për emigrantët, është jo vetëm një gjest humanizmi, por një ndikim i Shqipërisë në sistemin global të emigracionit, në të cilin gjatë tre dekadave kemi pasur një pozitë vulnerabël dhe tashmë po shndërrohemi në një shtet kontribues.


Mbështetja e Italisë për Kosovën , për pranimin e saj në Këshillin e Europës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, do të vijojë.


Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë e kontribuojnë për mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon, Europë e më gjerë.

Lini një Përgjigje