Himara - Një vështrim në opinionin grek

7 Gusht 2024, 10:36Politika TEMA
Himara - Një vështrim në opinionin grek

Nga Liljana Saliaj

Athinë

Qarqet nacionaliste dhe e djathta ekstreme këtu ne Greqi duket se nuk mund të honepsin fitoren e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës minoritarit V. Tavo ndaj P. Gjikourias dhe ushtrojne presion në shumë mënyra që qeveria Mitsotakis dhe Ministria e Punëve të Jashtme të vazhdojnë të krijojne probleme për çështjen e zgjedhjeve në Himarë. https://www.liberal.gr/.../oi-ellinoalbanikes-sheseis...

Siç mund të shihet ne link "[…] Athina duket se nuk ka qenë në gjendje të mbrojë një anëtar të zgjedhur të organit të shprehjes politike të Minoritetit Kombëtar grek, OMONIA, dhe eshtë e detyruar te pranojë veprimet e perfunduara te Tiranës [...] ".

Në lajmet e përditshme, referencat për "regjimin e Ramës" japin e marrin dhe me të vërtetë, pyesim veten nëse mediat shqiptare apo të tjera ndërkombëtare ti referoheshin qeverise se Micotakis, "regjimi i Mitsotakit" si do të reagonin? Vërtet,cfare diferencon një qeveri e zgjedhur nga një tjetër?

Duke dëgjuar gazetarin Siafaka në “Proto Programa”, kuptohet se sa shumë mundohet të manipuloje intervistën që mori nga kandidati Gjikouria. Ndër të tjera ai e pyet: “Çfarë do të bëhet më pas me regjimin e Ramës i cili dëshiron të rrëmbejë pronat e pakicës kombetare greke?'

Me kandidatin të përgjigjet se “ajo që ka ndodhur në 12 vitet e fundit është se nuk është dhënë asnjë titull pronësie”.

Çështja e titujve të pronësisë në Shqipëri është një çështje shumë komplekse e cila ekziston për të gjithë vendin dhe jo vetëm për Himarën dhe nuk ka të bëjë vetëm me përqindjen e popullsisë minoritare.

Dhenia e titujve të pronësisë që ekzistonin para regjimit komunist do të krijonte padrejtësi të mëdha sociale, sepse pasuria shoqërore e krijuar gjatë 50 viteve nuk do të llogaritej. Në rastin e Shqipërisë kjo pasuri sociale, krahasuar me para Luftës së Dytë Botërore, ishte e madhe dhe përbërja e popullsisë ndryshoi shumë. Kandidati ishte shumë i kujdesshëm në përgjigjet e tij dhe e nderon fakti siç duket nga intervista se nuk ka lidhje me retorikën e Belerit.

Ai po ashtu deklaroi se e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ndonëse shpreh disa kundërshtime për disa procedura për të cilat i ndjekin ne rruge ligjore. Gjithashtu dhe deklarata e fituesit të zgjedhjeve, ishte shumë e kujdesshme dhe unifikuese dhe shpresojmë se zona e Himares do të shpëtojë nga klima toksike që është kultivuar.

Shpresojmë që qeveria greke dhe Ministria e Punëve të Jashtme të mos i dorëzohen presioneve ekstreme, siç ka bërë deri tani. Në fund gazetari kur nuk i arriti ate qe donte, ka komentuar se të gjithë e kuptojnë presionin që ndjen i intervistuari.

Ajo që kuptohet është cilësia e informacionit, veçanërisht për një temë ku nuk ka opozite ne debatin publik. Një fakt inkurajues është një botim në “Kathimerini” në lidhje me sondazhe te opinionit publik grek te Universitetit të Maqedonisë në bashkëpunim me ELIAMEP disa kohë më parë, që do të thotë se demagogjia dhe propaganda nuk kanë ndikimin që pretendojnë qarqet nacionaliste në Greqi, ku ndër të tjera vërehet se: “[…] ceshtja Beleri, i cila monopolizoi interesin e mediave greke, duket të jetë një faktor rëndues, por në një masë më të vogël se sa pritej.

Vetëm dy nga dhjetë të anketuar (18.5%) e konsiderojnë këtë çështje si çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe. Në të njëjtën kohë, opinioni publik pranon se mediat greke kishin një qëndrim mjaft të njëanshëm ndaj çështjes, ndërkohë që konsideron se SHBA dhe vendet e BE-së ata nuk e mbështetën Greqinë në këtë rast. 

6 Komente

  1. D
    Detari

    greqia mori Himaren, nje zone pa greke u be zone minoritare tani. Gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Himaren e ka dhe do vazhdoj ta marri PS. Edi Rama po pregatitet te ngrej ne detyre nje djal nga Qeparoi, i pranueshem per te gjitha shtresat ne Bashki, edhe per Himaren, edhe per Borshin deri ne Shen Vasil, edhe per Kucin e Kurveleshin. Ky njeri ka marre detyre te rendesishme ne Bashki, do promovohet keto 3 vjet.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles

      Vangjel Tavo eshte njeri i grekeve dhe sipas meje greket arriten te vendosin njeriun e tyre ne krye te bashkise Himare , bile me shpenzimet e burrit te bukuranes me kapele, Lindes. Nese Sala i Sheqeres iu dha detin grekerve , ky debili i Lindes iu dha Himaren. Kjo eshte arsyeja qe nuk ka polemika mbi zgjedhjen e Tavos. He se harrova pageset ne Terbaç per votuesit i kishte mbuluar socialdemokrati Tom Doshi.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Ha o Rabid , ha

        O Vito , po si ka mundësi që , të tre ju vëllezër e motra jini shtruar në psikiatri ? Nga e kini kini këtë trashëgimi ? Nga nëna më duket .

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sali Pordha

        Mos u kruani ju grekët, mos fusni hundët në Shqipëri, se u bëtë të pështirë. Himara, ka qënë, është e do të jetë shqiptare, 85 %, pëeqind banohet nga shqiptarët, 15 %, banohet nga grekë me origjinë shqiptare, që i bëtë ju grekë për qëllimet tuaja të poshtëra, ja u dimë mirë të gjitha qëllimet tuaja shoviniste qysh nga 1844 me “Megalo-idean”, edhe varret e grekeve që kini në Shqipëri do bëni mirë ti hiqni, e ti çoni në Greqi. Ju po i acaroni marëdhëniet me Shqipërinë, sepse jini popull paranojak.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Urrejtesi profesionist

          Kam jetuar ne greqi ne fillim te viteve 90-te e me tutje...dhe media ne pergjithesi ishte nje lavazh i vazhdueshem truri per greket ne dem te shiptareve. Nje cekan i perditshem.Nje shtremberim i hapur i historise, kur vete greket e dinin shume mire se cfare ishim ne te shqiperise se jugut. Shpesh ne Krete te njohurit e mi greke , duhet te them njeres shume te mire por nen te njejtin lavazh truri , me therisnin mua apo ndonje shqiptari tjeter me shaka: "kusheriiii" , ne shqip. Nuk e di nga e kishin mesuar ate fjale, ndoshta nga qe aty vinin shume shqifoles nga zonat e veriut te greqise ( Epiri, cameria, Janina) qe merrnin aktivitete me qira dhe i punonin per disa vjete........kjo ka qene dhe eshte akoma politika greke, pavaresisht se masat kane evoluar edhe atje, interneti ben punen e tij,....por Shtyp te tille do ta kishin zili vendet ish komuniste, turqia ,apo ato vende qe jane "de facto " diktatura nacionaliste .Asnje lidhje me Europen e civilizuar. Shpresoj (per greket) qe mos te jete shumica e shtypit e tille.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje