Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, Spiropali pret studenten e xhubletës në zyrën e saj

7 Gusht 2024, 16:32Politika TEMA
Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, Spiropali pret studenten e

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pritur në një takim në zyrën e saj Mary Camajn, vajzën 22 vjeçare shqiptaro amerikane, me origjinë nga Malësia e Madhe e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera më 12 maj 2024, me një diplomë Master në Shkenca Politike në “Columbia University”.

Mary veshi ditën e diplomimit në Universitet xhubletën ikonike shqiptare duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me zgjedhjen e saj.

Krahas videos me momentet nga takimi, znj. Spiropali shkruan për 22 vjeçaren se “Një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit.

“Mary Camaj është 22 vjeçe, ka lindur dhe është rritur në New York.

Prindërit e saj janë nga Malësia e Madhe; babai nga Hoti dhe nëna nga Kastrati.

Që në moshë të njomë, prindërit e kanë rritur me ndjesinë e thellë për trashëgiminë shqiptare.

Më 12 maj 2024, u diplomua me një diplomë Master në Shkenca Politike në “Columbia University”.

Në shenjë nderimi për të parët e saj, veshi xhubletën ikonike në ceremoninë e diplomimit.

Ka mbajtur kumtesa dhe ka bërë prezantime për historinë shqiptare, Kosovën, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarë të Greqisë etj. në universitetin prestigjoz ku studionte.

Në qershor të vitit 2023, Mary përmbushi një ëndërr të sajën duke interpretuar si valltare kryesore në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, pasi që 14 vjeç ajo bashkë me motrat janë pjesë e një grupi tradicional vallëzimi shqiptar në New York me emrin “Grupi Rozafati i Kishës Zoja e Shkodrës”.

Mary frymon, jeton, vallëzon, ëndërron, studion dhe punon shqip.

Mary punon për ish-Këshilltarin e Qytetit të Nju Jorkut dhe kryetarin Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Mark Gjonaj dhe ka bashkëpunuar me organizata të shumta shqiptaro-amerikane, ku koordinon projekte që shkojnë në të mirë të komunitetit tonë në SHBA.

Ajo kërkon më shumë shpërndarje dhe digjitalizim të studimeve nga shqiptarët dhe për shqiptarët, në mënyrë që të rinjtë tanë në Diasporë të mund të ushqehen intelektualisht dhe shpirtërisht me trashëgiminë tonë.

“Zoti më bekoi që në momentin që vendosi të më krijonte si një grua shqiptare. Shpresoj që gjithçka që bëj në jetë të sjellë krenari për njerëzit nga vij.”, tha Mary, e cila një pjesë të bekimit e solli edhe në zyrën e hapur të Kryetarit të Kuvendit” , – shkruan Spiropali.

14 Komente

  1. E
    Eri

    Spiropali, Veliaj dhe Balluku jane bere ca qenie te peshtira politike, ne gare per te imituar origjinalin, aq sa nuk shihen me sy, lere me te degjosh patetizmin e tyre. Ne fund te fundit lepirja apo adhurimi bajat ndaj njeshit i ka perfitimet e veta.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      ti je nje mi halesh,nevojtore,inatcare zemer zi,shpirt zi tru pak i mykur i mbaruar ne erresire tru shperlare, majmun i pa transformueshem ,cfare pritet nga rraca keqe.............. ushtare qorra te kriminelit qe shkaterroi ekonomine ,shqiperine rrafshoi cdo gje per te grabite cdo gje...grabiti e vrau shqiptaret ne shpi,gjueti me shik e ushtri shperthime e ne mes te kryeqytetit...cfare doni o kelysh krimineli...

      Përgjigjjuni
    2. M
      Maro

      Cdo te thote kjo " zyra e hapur" ?

      Përgjigjjuni
      1. b
        bujari

        njerzit me tru te shperlare ..nuk kuptoje hapje.. kuptoje shkaterrim vjedhje vrasje grabitje si ideatori plak kriminel

        Përgjigjjuni
      2. “Zyre e hapur” dmth “Pune e mbyllur”. Shqiperise i ka humbur Kuleta udheheeesia kujdeset per Xhubleta!!!?? Ku ku moj none…

        Përgjigjjuni
        1. b
          bashkimi

          Mos qaj hallin e Shqiperise...ty te ka ik truni ! i humbur , njeri pa fshat e tru...i pa orietum i mbarum.. Ti nuk njeh Xhumleten .. nje nga ikonat shqiptare te njohura nga enciklopedia botnore...Po ti je nje gomare me samare si plaku qe te ka turullose...DIL NGA TERRI.. o i mjere !

          Përgjigjjuni
        2. L
          Lal myzeqari

          Na zuri barku nga keto sjellje te peshtira!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Turabiu

            Poshte salarJon hajduti

            Përgjigjjuni
            1. M
              Malsori

              Njana ma e mire se tjetra

              Përgjigjjuni
              1. t
                troc

                po doren e djathte ku e ka Spiripali ,apo po kryan menderen?

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ashtu kot

                  Troç me thënë , ti je rrotë kari .

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Pa shumë fjalë

                  Të dyja si yje të bukura . Dy femra shqiptare të vërteta .

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tutu

                    Filloi nga kinezetite kjo idiotja…!!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Andreas

                      Pa lidhje....

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje