Doli në përgjimet e 21 Janarit, flet Alfred Ahmetcenaj: Janë komunikime normale, kemi zbatuar me korrektesë planin e masave

21 Janar 2023, 14:06Kronika TEMA

Doli në përgjimet e 21 Janarit, flet Alfred Ahmetcenaj: Janë

Alfred Ahmetcenaj, ish-komandant i njësisë speciale të Gardës së Republikës, ka folur pas 12 vitesh për protestën tragjike të opozitës socialiste ku mbetën të vdekur katër qytetarë. Ahmetcenaj ishte epror i Agim Llupos, i cili u dënua bashkë me komandantin Ndrea Prendi, për 21 Janarin.

Në një intervistë për “5 pyetjet.al”, ish-komandant i njësisë speciale të Gardës nuk e mohon audion që ka dalë dhe shprehet se nëse ka pasur qitje të drejtpërdrejtë nuk justifikohet.

Reagimi i tij vjen pas përgjimeve dhe transkripteve të zbardhura nga gazetari Artan Hoxha, 12 vite pas protestës së përgjakur të 21 Janarit 2011, ku Ndrea Prendi jep urdhër që efektivët të qëndrojnë në gatishmëri dhe pas fjalës së tij të hapin zjarr.

Intervista e Alfred Ahmetcenajt për “5pyetjet.al”

Zoti Ahmetcenaj a ju kujtohet komunikimi me zotin Prendi në 21 Janar?
Nuk e kam idenë. Nuk e di fare. Unë di që në 21 Janar kam kryer detyrën në zbatim të ligjit.

Nuk ju kujtohet momenti kritik kur humbën jetën protestuesit?
Në 21 Janar ka pasur komunikime në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo audio del për herë të parë dhe nga qeveria është cilësuar si provë e re…
Nuk di të them. Nuk jam në gjendje të them tani komunikimet që kemi pasur, pas 12 vitesh. Por nuk gjykoj që ka ndonjë gjë këtu, ata le ta konsiderojnë gjë të re dhe si të duan. Këta janë komunikime normale të kryerjes së detyrës.

Ne e kuptojmë se kjo është çështje sensitive. 21 Janari ka qenë një ditë fatkeqe për atë që humbën jetën dhe për në gardistët. Hetimi është devijuar që në fillim për këtë çështje.

Këto që më thatë (për audion) nuk jam në gjendje as t’i konfirmoj dhe as t’i mohoj. Nuk di të them. Ne kemi pasur një plan masash që mendoj se është zbatuar në korrektesë. Në dijeninë time nuk kam shkelur ndonjë rregull.

Në audio, sipas transkiptit thuhet se Ndrea Prendi deklaron “ky është urdhri dhe nëse protestuesit kalojnë gardhin të hapet zjarr luftarak”, por ata nuk e kaluan gardhin…
Nuk di të them. Në dijeninë time nuk kam marrë urdhër kurrë për të qëlluar. Përdorimi i armëve të zjarrit është bërë në përputhje me ligjin.

Para një viti Ndrea Prendi thoshte që plumbat kanë qenë rikoshet, ju si mendoni?
Kjo duhet të dalë nga provat. Efektivët e mi, unë fola pas protestës, aty e mora vesh që kishte të vdekur dhe më thanë që armët janë përdorur pa kryer qitje të drejtpërdrejtë mbi njerëzit. As kam marrë urdhra për të vrarë njëri. Kjo që ndodhi nuk duhet të ndodhte.

Përdorimi i armëve personale është përgjegjësi personale atyre që e kanë. Çdo punonjës që ka qenë në detyrë në 21 Janar ka bërë një instruktazh dhe ka firmosur dhe e di përgjegjësinë për përdorimin e armës së zjarrit. Përgjegjësia është e atij që e ka në dorë armën. Ka pasur një plan masash për 21 Janarin pa menduar se do të vinte kjo.

Ju nuk keni marrë urdhër në radio për të qëlluar, njësia që ju drejtonit?
Jo! Këto që kanë dalë, transkiptet nuk i mbaj mend.

Qëndrojmë te audio, zoti Prendi ju tërheq vëmendjen duke ju thënë “Alfred, po afrohen shumë dhe duhet të jemi gati për zjarr”.
Këtë nuk e di. Nuk jam i sigurt për ta thënë këtë. Plani i masave e ka pasur të përcaktuar në momentin që kishin detyrimin për përdorimin e armëve.

Ky momenti i përdorimit të armëve ka qenë i përcaktuar në planin e masave. Edhe nëse “luan nga mendtë” dhe jep dikush urdhër për të qëlluar, sikur po pretendohet. E ka detyrimin punonjësi urdhrin e paligjshëm të mos e zbatojë.

Edhe nëse ka pasur urdhër…
Përdorimi i armës së zjarrit nuk i lë hapësirë që punonjësi ta përdorë me urdhër. Ngarkon personin përgjegjës me përgjegjësi të drejtpërdrejt. Këta duan ta keqpërdorin këtë ngjarje. Kjo në dijeninë time nuk është e mbyllur si dosje.

Ne na kanë thirrur dhe pyetur në mënyrë të vazhdueshme. Edhe nëse do të përdoreshin armët e zjarrit, në të gjitha rastet duhet të bëhej në përputhej me ligjin nëse prekej territori, por jo përdorimi i drejtpërdrejtë ndaj njerëzve. Përdorimi i armëve në ajër është në përputhje me ligjin.

Duke e parë tani pas shumë vitesh ku janë qëlluar protestuesit, vendi, a justifikohet nëse marrim versionin që ka qenë qitja e drejtpërdrejtë?
Nuk justifikohet në asnjë rast. Kjo duhet të dalë nga hetimi nëse është regjistruar qitja e drejtpërdrejtë apo nga cilët anë. Unë për fat kam qenë në pjesën e përparme të Kryeministrisë kur ka ndodhur kjo, përdorimi i armëve të zjarrit atë ditë. Nuk kam qenë as në kontakt vizual.

Pra, qitja e drejtpërdrejtë a justifikohet duke pasur parasysh pozicionin e protestuesve?
Nuk e besoj se ka pasur qitje të drejtpërdrejtë.

Si e ka shënjuar 21 Janari jetën tuaj?
Sigurisht është ngjarje stresuese. Humbja e jetës së njerëzve nuk duhet të ndodhi asnjëherë. Ndjej keqardhje për atë ngjarje. Të gjithë oficerët e gardës atë ditë në detyrë i ka tronditur. Kur ka mbaruar protesta e mësova që kishte viktima. Kjo është ngjarje tronditëse që nuk duhet të kishte ndodhur.

 

17 Komente

  1. P
    Planin per te Vrare e quan planin e Masave bythqim

    ptuuuuuuuu Kriminel i flliqun ,tipa si ky duen izoluar nga Shoqeria

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia rrumpalle e Saliut

      Mjafton nje fjali.qe ta kuptosh se është qen bir qeni. "Nuk e besoj qe ka patur qitje të drejtperdrejte". Po ata të kater, kush i vrau? Ne qe nuk ishim fare aty? Apo akoma me çadra pistolete ky? Jo, se mos kane zbritur alienët. Kur vjen puna per t'u mbrojtur, thone qe ai që ka qelluar mban pergjegjesi personale. Ndersa kur thotë Rama se pergjegjesia e nje nepunesi është personale, ai e ka gabim. Qen bir qeni.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sa-Hale Llapaqeni-koke-K@ri

      Ik more mut muti, si mund te justifikohet qitja me armatim luftarak ndaj turmes, qoft edhe sikur te mos ishte drejt tyre. Ju te gjithe zagaret e Sa-Hales jeni kriminel dhe i keni duart e lyera me gjakun e atyre qe vrat ne mes te dites. S'ka p

      Përgjigjjuni
      1. a
        armand

        Edhe kur i kap me ze e figure, bUrRaT qe jane vertete meshkuj ,duhet te mohojne. Betimi qe bejne kur i tredhin eshte ceshtje studimi nga ana e psikologjise umane .

        Përgjigjjuni
        1. a
          armand

          Edhe kur i kap me ze e figure, bUrRaT qe jane vertete meshkuj ,duhet te mohojne. Betimi qe bejne kur i tredhin eshte ceshtje studimi nga ana e psikologjise umane .

          Përgjigjjuni
          1. V
            Viktor

            Kriminelë te ndyre ju vraft Zoti.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajdari

              Krimineli Alfred Ahmetcenaj, ish-komandant i njësisë speciale të Gardës së Republikës, duhet te bleje sapun per t'u lare ne Rec.

              Përgjigjjuni
              1. shijakasi

                futeni nja 20 vjet burg dhe flet pastaj , por nuk ka shtet

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ai

                  O gazep a të dalin në ëndër viktimat....

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zhap

                    Shih cfare fytyre ka ky mor. Kur shemtia e shpirtit te del jashte

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Himarioti

                      Ky Ahmetcenaj gënjen, paturpësisht. Eshtë komplet i pabesueshëm.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        BJ

                        Dy momente me bejne me shume pershtypje. Epara eshte justifikimi i tij se nuk i kujtohet...Eshte nje mashtrim i qarte. Ngjarje te tilla nuk harrohen kurre. Bile une jam i sigurte se ai mban ment se sa here ai ka shkuar te beje shurren ne nevojtore ate dite de jo me se nuk i kujtohen ngjarjet. Momenti tjeter eshte te justifikoje vehtveten duke akuzuar ushtaret qe kane qelluar mbi demonstruesit. Turp i peshtire per nje "komandant"! Felliqesira njerezore qe asnjehere nuk e kane merituar per te qene ushtarak. Ushtaraku te mbron nga armiku dhe jo nga demonstuesit, vellezerit e tu te nje gjaku. Ndyresi...Konkluzioni: Te vraret i vrau Edi Rama qe ne mes te demonstuesve kish punesuar vrases te paisur me cadra-kobure...Nje felliqesi e tille mund te deklarohet vetem ne Shqiperi dhe eshte turp qe akoma vrasesit tallen me viktimat. Turp per Edi Ramen!

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bashk me neve...., edhe Luigj Mark sakati !!

                          Ty, Alfred Ahmetcenaj, unë, krejt protestuesit e asaj dite, dhe garda e sotme e republikës, ta shkerdhefshim gruan, vajzen, motren, nënën, morrat dhe minjt e shtepisë. Sali kopili i kurvës Shiqere, thotë që protestuesit vranë njëri tjetrin me pistoleta me silenciator dhe me çadra dhe stilolapsa pistoleta. Kurse ti rracë-qiri Alfred, na jep versionin e një moter-qiri, gjoja protestuesit u vranë nga plumba rikoshetë të gardës të cilët nuk kanë qelluar kurrë direkt mbi protestuesit. O moter-kurva Alfred, a e din ti o shkerdhatë, që megjithse autopsia e atyre 4 deshmorve u bë nga një doktorr qelbësirë dhe grua kurvë, që nënshkroj rraportin mediko-legal, ashtu siç ja kerkoj kopili i Viçikadolit, e gjithë bota e din që plumbi i një arme, sidomos kallashit, kur hyn në trup direkt bën një vrimë të vogël, dhe kur del bën një shqyrje të trupit. Pra, keta 4 deshmorë, po të ishin vrarë plumbat rrikoshet, do të kishin një vrimë sa një vezë apo një dardhë kur hyn, dhe të njëjtën kur del. Ti vajzë qiri Alfred, dukesh që nuk i ke parë fotot legjiste te atyre 4 deshmorve të vrarë nga ti..., sepse nuk do thoshe kurrë që fajin e ka kalldremi që detyroj plumbin të bënte rrikoshet. Legen, pederast, rracë-shkerdhyer, më mir ul hunden e shko qosheve të rrugës pa folur, se sa të hash mut me garuzhde.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Byrektore SHQIP-i

                            O popull, a e kuptoni me çfarë kriminele keni të bëni?! A e kuptoni tashmë "zinxhirin" e gardës të Sali fundërrinën, plehrën, helenë e kombit që po vuajmë për 30 vite rresht?

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Drini

                              Po ju vjen ora pleherave te berish bishes

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Killeri.

                                Sa normale te duket ty o I poshter te te vrasin 4 vete nga familja jote...per cfaredo lloj arsyeje...

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Lani

                                  Ne Kongresin ne Washington u futen te armatosur dhe policia nuk i gjuajti me arme. Keta tanet jane valle më shtetarë se ata?!

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje