Gazetari: SPAK ka dërguar letër-porosi në SHBA, mund të përmbyset komplet historia e Gërdecit! Është pyetur Shkëlzen Berisha

27 Tetor 2023, 09:09Kronika TEMA
Gazetari: SPAK ka dërguar letër-porosi në SHBA, mund të

Gazetari Eni Ferhati, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u diskutua për dosjet e bujshme të SPAK, ndër të cilat edhe hetimi për Gërdecin. 

Gazetari tha se ka një çështje të re për Gërdecin, që nuk ka lidhje me çështjen e Fatmir Mediut dhe se SPAK ka dërguar letër porosi në SHBA, të cilat mund të përmbysin tërësisht hetimet e deritanishme. 

"Elementi surprizë i SPAK, nuk e dimë çfarë çështjesh të tjera mund të ketë jo vetëm për zotin Meta por edhe politikanë të tjerë. Përshembull një çështje që besoj se është lënë pak në harresë, që vijon edhe gjyqi i Gërdecit, kemi një procedim për Gërdecin më vete, për korrupsion dhe pastrim parash. Është historia e ish shefit të shtabit të përgjithshëm. SPAK ka dërguar disa letër porosi në SHBA dhe dëshmia e tij mund të jetë e rëndësishme.

Nuk është hetim për Mediun, kjo është vërtetë hetimi i Gërdecit dhe nëse SPAK verifikon ato dyshime, përmbys të gjithë historinë e Gërdecit dhe rihapet sërish çështja.

Shkëlzen Berisha është marrë në pyetje për një shkresë të dalë nga zyra e Aldo Bumçit, ku në krye të letrës ishte cikluar “për Shkëlzenin”. Është hera e vetme kur është paraqitur zoti Shkëlzen Berisha në SPAK. Zoti Bumçi ka thënë që shkresa është falsifikuar.

Për këtë çështje është thirrur zoti Shkëlzen Berisha, nuk ka patur zyrtarë të tjerë të marrë në pyetje për procedimin më vete. Po punohet me letër porosi", tha Ferhati. 

7 Komente

  1. s
    sypeshkaqeni po shijon jeten si bllokmen

    cpo e kenaqni kete mut populli me rrena,dhe keta vazhdojne te na tallin e te shtojne pasurine

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Deri tani nuk po shikojme gjera konkrete nga Spak pervec talljeve te Saliut qe nuk pranon te paraqitet.Per te treguar qe ky organ po punon serjozisht duhet te kete cdo dite arrestime te reja perndryshe mbetet nje loje!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pashe Ago

        Shume te drejte ka zonja pse te mos oarawitet kryefjala duhet te shkoje me nje kembe.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mimoza bejko

        Saliu po tallet me gjykatën i bëni arres shtëpie për të .mos vajtur në pa

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prostituta Kombetare Sali

          Nuk me duket pak, le te presim fundin! Per vete po e shijoj! Mendoni kurven serbe Sali! Ne prag te ngordhjes dhe duhet te mendoje për burgun e dhendrit dhe ate qe pret xenin e karngriten! Mendoni çfare qenie e dhjere, çfare le mbrapa! Qenie tragji-komike.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani

            ...Qenie te peshtira qe as hienat nuk do t'i begenisnin. Fatkeqesisht ne ikem dhe nuk u kthyem me sepse vendin e gllaberuan keta. Shoh me dhimbje qe edhe pas 32 vjeteve shqipetaret perseri ikin dhe nuk kthehen dhe kjo sepse pjella e keqe e saliut ne shoke i thithen limfen Shqiperise. Ju zhdukte fara dhe u harrofshin!

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje