Gazetari tregon historinë: Ervin Mata u mor peng nga grupi i Vis Martinajt para RTSH-së

23 Nëntor 2023, 09:13Kronika TEMA
Gazetari tregon historinë: Ervin Mata u mor peng nga grupi i Vis Martinajt

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një episod se si Ervin Mata, i cili tri ditë më parë u shpall në kërkim nga SPAK si pjesë e një bande kriminale të trafikut të drogës, ishte marrë peng disa kohë më parë nga grupi i Ervis Martinajt në qendër të Tiranës.

Artan Hoxha zbuloi se ngjarja ka ndodhur paradite në sytë e të gjithëve, kur Ervin Mata u mor peng në ambientet e një garazhi dhe iu kërkua që të tërhiqej nga një ndërtim që po bëhet aktualisht, dhe për këtë ju ofruan 2 milionë Euro. 

Bëhet fjalë për një pallat që po ndërtohet tek ish-Ekspozita në Tiranë.

“Ka patur një ngjarje kur Ervin Matën e kanë marrë peng para RTSH dhe kjo ngjarje ka ndodhur në orën 11:00 të ditës. Është marrë peng nga grupi i Ervis Martinajt.

Kanë dalë e kanë marrë e kanë çuar në një nga ata qendrat tregtare aty afër, në garazhet e asaj. Është mbajtur për disa orë për çështjen e një ndërtimi shumë të madh në Tiranë. I është ofruar një pagesë 2 milion euro që të tërhiqej si aksioner nga ai ndërtim që është duke u bërë aktualisht në Tiranë. 

Ai ka thënë që unë nuk kam lidhje me këtë punë sepse unë nuk jam vetë aty. Unë as nuk i dëgjoj të tjerët dhe as të tjerët nuk më dëgjojnë mua dhe në këtë rast nuk mund të përfshihem në këtë histori. Kjo ngjarje është bërë fiks në orën 11 paradite para RTSH, por nuk ka pasur hetim për këtë.

Kjo ngjarje duhet të ketë ndodhur para plagosjes. Edhe plagosja ka qenë një pikë vlimi e disa incidenteve të mëparshme dhe ajo kulmoi me ngjarjen në ish-Bllok”, tha Artan Hoxha.

5 Komente

  1. T
    Tani

    Artan Hoxha ky mashtrues ky plere, ky qe ka mbeshtetur grupet kriminale kundrejt pageses. E mbani mend kur mbronte e ligjeronte pro tyre me intervistonta te grupin kriminal Bajreve dhe sulmonte kundershtaret e tyre, 100'000 EU e ka pas shperblimin per kte sherbim, jane te dokumentuar, SPAK-u po heton e shpejt do shkoje tu bje shoqeri, do jene ne nje sektor, ka biseda pa fund ne telin e tije Sky ECC duke bashkepunuar me grupet kriminale e perfituar prej tyre qindra mijera EU , ky eshte kriminel jo gazetare do e shikone çfare ka bere ky plere kur ti dalin lakrat ne shesh.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xheJ.eN.Bi

      O Tani ( jo Hoxha) ,pse të dogji kaq shumë ?Artan Hoxha po të jetë ai që thua ti do ishte arestuar me kohë dhe nuk do priste ty.A.Hoxha ishte ai që ka nxjertë të gjitha të palarat Saliut dhe ti të djeg kjo dhe e akuzon si bashkëpuntor të krimit.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tani.

        Mua nuk me djeg asgje sme plas as per saliun as per Edin, per asnjeri ne bote, po te them nje te vertete, qe e din gjithe ato qe marrin vesht sadopak nga gazetaria dhe drejtesia. Kam bere nje akuze direkte me emra dhe sa ka perfituar per kete rast, nuk flas ne ajer jane transkiptet e Sky ECC te Gazetarit Dritan Hoxha. Duroni edhe pak shum pak e do i shikish te gjitha per kete koklope. Sa per berishen e e pergezoj kaq.

        Përgjigjjuni
      2. x
        xheJ.eN.Bi

        O Tani ( jo Hoxha) ..ose je pjestar i grupit kriminal ,ose prokuror i SPAK-ut që të dish se çfarë ka në përgjimet SKY ECC- ës.Ka dhe një munfësi tjetër të jesh një gazetar investikativ që të mer " lënfën" Artani.Cili nga të treje?

        Përgjigjjuni
        1. T
          TANI

          Nuk kam te bej me asnjerin nga ato qe thua ti o mavri me boje. Nuk eshte momenti se une se kam problem te dal edhe hapur nuk i trembem askujt, per Tanin tend di shume, por spo e trazoj me shume m....*. Ti duro dhe do me kujtosh mua.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje