Ylli Pinari ish-drejtor i MEICO-s (kompania e shitjeve të municioneve) ka folur pas dëshmisë së tij në GJKKO në lidhje me dosjen e “Gërdecit”, ku tashmë është vënë në tavolinën e të akuzuarit ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu.
Sipas Pinarit, përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit janë Forcat e Armatosura, ndërsa MEICO sipas tij kishte për detyrë të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin.
“Nuk bëj koment jam dëshmitar nuk bëj koment. Unë kërkoj ndjesë nëse unë kam ndikuar në këtë fatkeqësi të tyre. Është përgjegjësi e forcave të armatosura nuk kanë kryer asnjë nga detyrat që u ngarkonte legjislacioni.
Për mua është përgjegjësi e forcave të armatosura dhe e operatorit i cili duhet të zbatonte rregullat që ne ia kishim ngarkuar në kontratë.
MEICO kishte për detyrë të merrte në dorëzim dhe të dorëzonte municionin. Ajo është ndërmarrje komisionere, ajo dorëzonte mallin dhe të gjithë arkëtimet e lekëve kalonin në buxhetin e shtetit”, -tha Ylli Pinari.
Pinari eshte nder protagonistet kryesor ne kontratat e biznesit te vdekjes. Nese do kete nje hetim dhe gjykim serioz dhe gjithperfshires ai shume shpejt mund te akuzohet per deshmi te rreme dhe qe devijojne hetimet mbi te verteten e ngjarjes.
Nese do te kete nje gjykim objektiv, Pinari duhet te strehohet me Fatmir Mediun ne Rec.
Pinari, Delijorgji, Patrick Henry dhe disa të tjere duhet të ishin në burg dhe te harroheshin atje. Po ky është shtet pe letre, shtet pa këllqe.
Pinari sot para Mediave gënjeu 100%, sepse ashtu e kanë instruktuar të flasë Shkëlzen Berisha dhe Fatmir Mediu. Një ish Prokuror në Prokurinë e Përgjithshme, që njeh nga afër Gërdecin para dhe pas ngjarjes vrastare e shkatërrimtare të 2008, ka dërguar në Perëndim një sasi të konsiderueshme dokumentash, që për fat nuk u arrit nga Adriatik Llalla të zhdukeshin, siç ka bërë Adriatik Llalla me një numër jo të vogël Dosjesh, që kishin familjen Berisha dhe Meta të implikuar totalisht në vjedhje, vrasje dhe kërcënime. Ish Prokurori tashmë në ekzil në Perëndim prej disa vitesh, është thirrur në Zyrat kryesore të Drejtësisë në Strasburg, por dhe në Londër, Berlin, Washington dhe Paris, ku ka dëshmuar me fakte e dokumenta autentike (që ka mundur t'i shpëtojë nga zhdukja e Llallës dhe njerëzve të tjerë pranë Llallës, që ishin e janë shërbëtorë të familjeve Berisha e Meta dhe sot, në pozicione të ndryshme në gjithë sistemin e Drejtësisë, pasi Vettingu s'ka bërë as gjysmën e punës që i takon në pastrimin, dënimin e sekuestrimin e pasurive të shumë e shumë Gjykatësve e Prokurorëve, që fshihen pas PD e LSI/PL, ku disa janë kthyer dhe në Avokatë e totalisht mbrojtës të krimeve të Berishajve dhe Metajve. Për Gërdecin ish Drejtori MEIKOS Pinari sot gënjeu me pafytyrësinë më të madhe para Mediave, ndërkohë që të afërmit e Tij familjarë apo shoqëri thonë Kretë të kundërtën, që gjithçka ishte nën kontrollin e Shkëlzen Berishës dhe disa Ministra të qeverisë së Sali Berishës ishin jo vetëm në dijeni çfarë bëhej nga Shkëlzen Berisha në Gërdec me municionet, por kanë komunikuar me Shefin Berisha dhe me njëri-tjetrin shumë herë dhe 99% të dokumentave kompromentuese i kanë zhdukur kur plasi Gërdeci, brenda pak orëve nga shpërthimi me Urdhër po nga Shefi Berisha.