Ky është “Buzëderri” që i vranë të birin me snajper dhe misteret e atentatit në Vlorë

9 Janar 2024, 20:00Kronika TEMA
Ky është “Buzëderri” që i vranë të

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar për herë të parë një foto të Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzëderri”, të cilit mbrëmjen e 7 Janarit i ekzekutuan me snajper të birin 23 vjeç, Gëzim Sinemati, në ballkonin e banesës së tij në qytetin e Vlorës.

Sokol Sinomati, ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” në vitin 1997 në Vlorë, teksa në foto shfaqet bashkë me të akuzuarit e tjerë të kësaj bande në Gjykatën e Tiranës në vitin 1999.

“Ky është Sokol Sinomati në bankën e të akuzuarve me bandën e Gaxhait në vitin 1999 në Gjykatën e Tiranës”, shkruan shkurtimisht Artan Hoxha në foton e publikuar në rrjetet sociale.

I ati merr pjesë në varrim

Hakmarrja është pista kryesore ku është përqendruar grupi hetimor për zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati. I riu këtë të martë është përcjellë për në banesën e fundit, në një ceremoni mortore të blinduar me forca të shumta policie pasi në të ka qenë prezent dhe babai i tij, Sokoli, i cili aktualisht vuan një dënim në burgun e Fushë Krujës.

Hetimet

Dy ditë pas vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati në Vlorë, policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve. Hetimet e zhvilluara deri në këtë fazë kanë ngritur dyshimet se i riu i ekzekutuar me snajper mbrëmjen e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, mund të jetë vrarë gabimisht.

Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që shënjestër e këtij atentati mafioz të ketë qenë xhaxhai i tij, Benard Sinomati. Ky i fundit ka qenë së bashku me viktimën në banesën ku u qëllua i riu, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, vend ku dhe jeton.

23-vjeçari ka qenë në ambientet e brendshme të banesës në afërsi të vetratës prej xhami, të cilën e kishte ulur pak për të qarkulluar tymin e cigares që po konsumonte. Mungesa e ndriçimit në rrugë sipas hetuesve mund të ketë ndikuar tek ngatërrimi i shënjestrës nga qitësi.

Dyshimi i krijuar nga policia dhe prokuroria vjen për shkak se xhaxhai i viktimës ka qenë shënjestër edhe e një sulmi me tritol në janar të 2021, ku po në lagjen Hajro Çakërri iu hodh në erë me eksploziv makina.

Zhdukja e çunave të Belgjikës

Por autoritet nuk përjashtojnë as vrasjen me motive të konflikteve të kohëve të fundit në Belgjikë, për një sasi të vjedhur të kokainës, ku rezultojnë të vrarë dy persona gjatë muajve të fundit.

Gjatë viteve të fundit “banda e Belgjikës”, është sulmuar disa herë dhe numëron 6 anëtarë të zhdukur ose humbur mes viteve 2014-2016. Gjithashtu 4 pjesëtarë të kësaj bande janë vrarë në atentate të ndodhura në vitet 2019-2020 duke përfshirë edhe ngjarjen e të dielës.

Ndërkohë sa i takon autorëve të kësaj vrasje që dyshohet se ishin të paktën 3 persona, hetuesit dyshojnë se ata kanë qenë vrasës me pagesë. Për të mos lënë asnjë gjurmë ata kanë përdorur një makinë me targa të dubluara të një automjeti në zonën e Kamzës, si dhe janë kujdesur të shuajnë çdo provë duke djegur makinën në një zonë pa kamera sigurie.

13 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Punë trimash.... . E tha Erzen Breçani....... . Këta nuk dalin kurrë në pension.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Cfare bente ne Belgjike djali i buzederrit? Thone qe kishte mbaruar Universitetin, dhe po studjonte Doktorature.... Askush nuk flet per vepren e ketij djali, punon, apo eshte pjese e grupeve kriminale te droges?

      Përgjigjjuni
    2. z
      zeni

      Ne foto duket si mi kanaleah, se di se kujt i thoni buldozer!!!!

      Përgjigjjuni
      1. M
        MOS U MERR ME LLAFE

        mi kanalesh e thua me komente ti se live sja thua dot

        Përgjigjjuni
        1. M
          MOS U MERR ME LLAFE

          provo tja thuash live o komentues

          Përgjigjjuni
        2. J
          Jemi ne dele pa flet ti o Salo qëni

          Sali zgjebja. Në vend që në Vlorë të punonin njerëzia, të hanin e pinin turistët, në 1996 iknin djemtë me skaf në Itali, rriheshin njerëzia për të futur para te Vefa, e në 1997 gjëmonte kallashi. Ende pëllet e shan plaku gojëbajgë e populli e dëgjon që e hëngërtë mortja!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nga nje i Moshuar i Vlores Plake

            Eh Sali krimineli i sheh bemat e tua Cthua? LOJA vazhdon uleri ti aty ne ballkon per DEMOKRACI dhe RINIJA ne GROP . Jam kurjoze. te di si i perjeton Saliu keto ngjarje me siguri ksehaset se ndryshe dote paraqitej vete ne BURG dhe te dorezonte gjene e vjedhur ?

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vl

              Ne jemi ne 2024 ju akoma saliu. Ashtu do ikim ne brez mbas brezi ne her do merremi me turkun pastaj jo po Enveri tani po Saliu . Jo or jo faj eshte i yni dhe pik.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zaza

                Po saliu eshte vrases dhe hajdut qe jeton me gjakun dhe gjene e vjedhur. A do ndeshkohet buzederri sali

                Përgjigjjuni
              2. N
                Nga nje i Moshuar i Vlores Plak

                Vl qe ta maresh vesh zotrote jo ne vitin2024 qe eshte fillim i per Saliun por do te vazhdoi ne shekuj si Historia e te madhit Skenderbe por Saliu per keq as me Enver Hoxhen mos e krahaso kaq dem te madh i ka bere vendit dhe me teper RINISE ,cdo gje u be ne menyren me te organizuar duke krijuar Bandat me njerzit e prirur duke i joshur me miljona dhe te rinjte mernin kot duke i droguar keto i di mire sali krimineli pse nuk e ruajti popullin dhe per me teper Rinine te mos gabonte apo ta fuste ne asmeri me njeri tjetrin ashtu si ruajti femijet e vet kopea do Coban te mire se ndryshe e ha Ujku Qe pas vdekjes se Enver Hoxhes filluan shprehjet “Ne Rinija e 1967- tes e kemi fajin qe prishem Kisha e Chamija “ e te tjera e te tjera .ESi te mos permendet Saliu pas tij vrapuante gjithe dhe i besuan por jo per shkaterim dhe vella vrasje per nje te mire qewndoshta ne ate kohe na mungonte ?

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Svetllana

                  Rrofsh o Sali Serbi, qe i percave, i perplase dhe ua punove nanen shqiptareve!

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    MOS U MERR ME LLAFE

                    BUZEDERRI DHE CIPURI SUPERGANGOT

                    Përgjigjjuni
                    1. 2
                      2024

                      Buzederri dhe Cipuri super gangot e Vlores

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje