VIDEO: Tre minorenë grabisin me dhunë të moshuarin në Vlorë

9 Janar 2024, 13:08Kronika TEMA
VIDEO: Tre minorenë grabisin me dhunë të moshuarin në

Tre adoleshentë në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë me dhunë një 70-vjeçari një shumë parash në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë.


Kamerat e sigurisë në zonë kanë bërë të mundur identifikimin e tre autorëve të mitur, P. K., 16 vjeç, K. K., 16 vjeç dhe A. A., 15 vjeç.

Grabitja është kryer më datë 7 janar, ndërsa në pamjet shihet edhe një moment kur ata vrapojnë me vrap pasi kanë grabitur paratë.

Policia i ka arrestuar në befasi tre adoleshentët, teksa ata ecnin të vetëm nëpër rrugë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

3 Komente

  1. A
    Aron

    Ne burg keta pisa dhe nje dru te mire.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Treni

      Hajd , gjeni një gjyqtar tani t'i nxjerrë menjëherë për sjellje të mirë. Marshallah rinia jonë.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Bravo policia. Shume shpejt dhe shume mire e ka kryer detyren ne kapjen e hajduteve.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje