Sokol Mjacaj që ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, ankimon në Gjykatën e Posaçme futjen e tij në regjimin “41 biss”.
Kujtojmë se Mjacaj vetëm pak minuta pasi mësoi lajmin se ministri i Drejtësisë kishte vendosur futjen e tij në “41 biss”, kreu vrasjen, të cilën dyshohet të ketë bërë përkundrejt pagesës. Pas ngjarjes gjykata e Elbasanit i komunikoi tjetër masë arresti në burg Mjacajt, të dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çek në 2015 në Prekal të Malësisë së Madhe.
Gjithashtu Prokuroria e Elbasanit ka ngritur akuzë për të dënuarin e dytë me dyshimet se është përfshirë në vrasjen e Arben Lleshit pas Sokol Mjacajt. Ka dyshime që Indrit Shaqja që mbeti i plagosur edhe vetë nga të shtënat me armë zjarri të ketë qenë përfshirë në planin e Mjacajt.
Përveç këtij të fundit, kërkesë për daljen nga “41 biss” ka bërë edhe Ilir Kupa, i dënuar për 25 vite burg për veprat penale të grabitjes me armë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pjesë së bandës së “Babagjyshëve” të cilët grabisnin argjendari. Gjyqtari i shortuar që do shqyrtojë kërkesën e Kupës është Erion Çela.
Leket i mori tani kerkon te shkoj ku ishte per pazare te tjera ky lloj krimineli lindur .
Nuk duhet të habitemi në se ky debili i lindur do kerkojë që të lirohet nga burgu sepse është merzitur brënda. Si mund të lihet në burg ky gjeni?
monster haleje
Gabim je djalo! Nuk është monstër haleje ai,por drejtësia! Ku ka burg të përjetshëm për vrasës të shumëfishtë, recidiv- ist.Paradoksi akoma më i madh,vret me pagesë mbrenda në burg dhe ankimon bis 41!? Duhet urgjentisht VETING LEGJISLATURËS për dënimet kapitae.