Gjendet pa shenja jete në banesë një 37-vjeçar në Këlcyrë, dyshohet se është vetëvrarë

18 Gusht 2025, 13:45Kronika TEMA
Gjendet pa shenja jete në banesë një 37-vjeçar në

Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e dajës së tij në Këlcyrë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale A.S., dyshohet se është vetëvrarë me pistoletë.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Këlcyrë/Mbrëmjen e djeshme, është gjetur pa shenja jete, në banesën e dajës së tij, shtetasi A. S., 37 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje