FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve: Provoni nderin e uniformës!

18 Gusht 2025, 10:13Kronika TEMA
FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura për ushtarë, detarë apo ajrorë aktivë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë me dije se afati për dorëzimin e dokumentacionit është deri në 29 gusht, ndërsa periudha e rekrutimit do të zhvillohet më 20 tetor deri më 31 dhjetor.

1. Kriteret e pranimit të kandidatëve:

2. Procedura e aplikimit për ushtarë/detarë aktiv.

Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë si ushtarë/detarë aktiv, do të aplikojnë: online, në postë, në seksionet e rekrutimit në qarqe, si dhe në Qendrën e Personel Rekrutimit. Aplikantët plotësojnë formularin e aplikimit, pranimit dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, kuotat e rekrutimit, specialitetet, rajonet e rekrutimit, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes etj.

Lini një Përgjigje