Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit, pakësohet numri i vatrave aktive

17 Gusht 2025, 09:41Kronika TEMA
Zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjit, pakësohet numri i

Sot situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja e prekur është zgjeruar më shumë.

Në terren sot janë rreth 65 forca të MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, duke qenë se përhapja dje depërtoi në zonën e mbrojtur të pyllit dhe risku është i lartë.

Lini një Përgjigje