U dogj një sipërfaqe e madhe me pemë frutore, arrestohet autori i zjarrvënies në Rrogozhinë

17 Gusht 2025, 09:21Kronika TEMA
U dogj një sipërfaqe e madhe me pemë frutore, arrestohet autori i

Policia e Rrogozhinës ka identifikuar dhe ka vënë në pranga autorin e zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Ballaj.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë”, njofton Policia.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Policia e Shtetit apelon u bën apel të gjithë banorëve të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara. 

1 Komente

  1. b
    ben

    Vlad-the impailer, apo Drakula sic njihet me shume, i ekzekutonte te denuarit duke i futur shtizen ne bythe e deri sa i dilte nga goja dhe e linte te vdiste. Keshtu i duhet bere edhe ketyre maskarenjve qe djegin vendin.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje