14-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Maliq shpërthen në lot në sallën e gjyqit: Jam shumë i penduar

17 Gusht 2025, 18:12Kronika TEMA
14-vjeçari që vrau bashkëmoshatarin në Maliq

14-vjeçari që akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Erald Xhejo, në Maliq ka folur mes lotësh gjatë seancës gjyqësore, duke shprehur thellësisht pendesën për ngjarjen tragjike.

“Nuk kam dashur të bëj vrasje.  Ishte grindje e çastit.  Jam shumë i penduar. Ngushëllime për familjen”, ka thënë mes lotësh Enedio Guri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 14 gushtit në fshatin Pirg të Maliqit, aty ku dy të miturit janë konfliktuar për motive të dobëta. Erald Xhejo u vra me thikë jashtë ambjenteve të një lokali në Pirg të Maliqit nga Enedio Guri.

Gjykata Korçës sot vendosi masës arrest me burg për autorin, si dhe për babain e tij Edison Guri dhe xhaxhain e tij, për pengim të zbardhjes së ngjarjes.

3 Komente

  1. k
    k

    Bravo qenke djalë i mirë dhe familje e mirë. Burgim të përjetshëm.Shkofsh në hale të gomarëve.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Predatori

      Kafsha po të donte të mos e vriste e kishte goditur me ndonjë shpullë e jo me thikë.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dora

        Katunar kriminel rri ne burg se atje e ke vendin shpellar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje