Një operacion i madh antidrogë në Teruel, Spanjë, ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale shqiptare. Gjatë aksionit, të paktën nëntë serra me plantacione kanabisi u zbuluan nga dronët e Rojës Civile në zonën malore të quajtur “Përroi i Bufit”.
Policia sekuestronte 7,700 bimë marihuane dhe arrestoi katër persona në flagrancë. Operacioni mori emrin “Përroi i Bufit”, sipas vendndodhjes ku ishte kultivuar droga, në komunën Arcos de las Salinas. Emrat e shqiptarëve të arrestuar nuk janë bërë të ditur.
Pamjet e publikuara nga policia tregojnë agjentët e armatosur duke i drejtuar armët të dyshuarve, duke i vendosur duart pas koke dhe duke i shtyrë për tokë deri në prangosje, ndërsa në aksion morën pjesë edhe qentë antidrogë.
Gjykatësi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Hetimit Numër Tre të Teruelit ka urdhëruar paraburgim për katër të arrestuarit, të dyshuar për kultivim, prodhim dhe trafikim të paligjshëm të drogës, duke dyshuar gjithashtu për pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Vetem shqipot kryetare grupesh ne trafikimin e droges ne gjithe boten???!!! Ore cbehet keshtu , kur do mesohemi te punojme ne ???!!! Apo punon ndertimi ne gradacela me cmime maramendese nga parate e ketyre "pasanikeve te vdekjes!?
Droge,kurva vrasje.Rrace ariane thone pastaj.
Na takon të jemi të parët në drogë dhe prostitucion se jemi më të vjetër se grekët dhe shqipja është më e vjetra në Evropë. Të jemi krenarë pse jemi akoma barbarë e shpellarë. Ja, shikoni parlamentin që është ajka e shqiparizmës ku të vetmet vemje që mungojnë janë Pilinçi dhe Vrenozi I Korçës.