Berisha del nga SPAK si person në gjykim dhe udhëzon Prokurorinë e Posaçme të ekzekutojë 250 urdhër-arreste të krerëve të karteleve

18 Gusht 2025, 10:36Kronika TEMA
Berisha del nga SPAK si person në gjykim dhe udhëzon Prokurorinë

Kreu i PD, Sali Berisha, dha një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK. Ai akuzoi institucionin për bashkëpunim të nivelit të lartë me krimin e organizuar.

Sipas tij, 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar dhe krerët e karteleve janë informuar paraprakisht. Berisha theksoi se asnjë prej drejtuesve të karteleve të drogës nuk ndodhet në burg.

 "Nga bilanci i një gazetari kurajoz, investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar sepse si në rastin e Elvis Doçit, janë mbajtur, janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri.
Është një bashkëpunim i shkallës më të lartë me krimin.
Në qoftë se prokuroria e krimeve të rënda kishte një ekzekutim të mandateve të arrestit sipas statistikës së saktë, që shkonte në 85-90 përqind, Altin Troplini dhe pasardhësi i tij, ish-xhelati i policisë sekrete të Enver Hoxhës, kanë një ekzekutim që për bosët nuk shkon as në 10 përqind." - u shpreh Berisha.



7 Komente

  1. I
    Ilacet Bufi kenetes se do na dalesh nudo rrugeve

    Une them 253....je ti , djali dhe vajza , jam gazetar ivestikativ sipas informacioneve te mia te sigurta te mara ne rruge opérative ...sic duket ky gazetar guximtar nuk i eshte rreferuar nongratas Angleze ku Berrisha eshte drejtues i organizates kriminale ...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Mis harro, është edhe Lirija. Ka bërë namin me fondacionin e saj

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tani

      O Salqi po ti nuk je pukuror je i akuzuar o KA(d)RI.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Popull

        Pergjigju per vjedhjet dhe krimet e tua, leri trafikun e droges se ata arrestohen cdo dite. Nuk ti ha me kush presionet boshe si je mesuar keto 35 vite. Pusht burre qe do vdesesh si nje mashtrues ordinere.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Nuk ka njeri ti shpjegojë non gratës se ka shkuar si i akuzuar dhe pandehur, jo si prokuror.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhoxhi

            Οre po vraeni se na çmëndi ky mut...

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jimi

              shum e vertete ! SPAK eshte bere nje me krimin dhe kete e tregon vete fakti qe nje vrases serial sic je ti, shetit ende i lire, madje edhe leshon kercenime nese tentojne ta arrestojne !?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje