Gjin Gjoni, o konsideruar si simbol i gjyqtarit të korruptuar dhe që u largua nga sistemi i drejtësisë, duke iu shmangur vetingut, sot është kreu i Partisë Demokratike për Lezhën.
I ftuar në televizionin e familjes Berisha, Gjoni tha se i gjithë sistemi i drejtësisë sot është nën ndikimin politik dhe ka bërë shkelje ndaj Berishës.
"Në bindjen time, unë them se po. Absolutisht sepse kanë qenë në një ndikim politik. E para, masat e sigurimit për një person i cili është në një moshë të caktuar, për më tepër lider i Partisë Demokratike.
Por përveç kësaj, masat e sigurimit janë marrë në kundërshtim me nevojat e sigurimit.
Dhe nevojat e sigurimit në rastin Berisha, që janë elementët e zhdukjes së provave dhe elementi i largimit të zotit Berisha, janë elementë që çdo njeri sot në Shqipëri e di që zoti Berisha nuk largohet kurrë.
Dhe pas një periudhe kohore kaq të gjatë nga momenti i kryerjes së veprës penale deri në momentin e fillimit të procedimit do ishin zhdukur provat me kohë", tha ai, duke nënkuptuar se sistemi i vjetër i drejtësisë, ku bënte pjesë dhe ai, ishte më i mirë se ky i sotmi.
Xhin Xhoni
Ore une di qe ne kohen e ketij qe u be padyshim milioner...e merrje vendimin per disa muaj ne apel...sot po shkojne dosjet nga 2017 pa u prekur...une si popull kete di...per te tjerat kemi politikanet. Kush po e vuan le te heshte te pakten.
Ja fut kot, drejtesi ka ne kohen e Rames ,Gramozit, Meros, Karo Boleinos ...
Ahhhh kohe e mire atehere vinin thaset me leke tek dera.Rrofte Sali Berisha
O felliqesire e mender drejtesise.Jurist plepist !!!!!O zot i madh ku Je.Zhduke kete fare te keqe,te ndyre.
O Gjin Gjoni ty te lumte RROCKA je Shqiptari I pare qe more leje LINDJE,I pari qe Ike nga trimeria nga vetingu gjithe ato pasuri I vure bashke me zonjen nga qe jepje drejtesi njelloj per te gjithe,ajo kur ishe ti ishte drejtesi jo kjo tani,te takon te behesh deputet do besh ligje sic di ti se mos bene per vetenarine shqiptare,kur nuk ka shtete jepi Gjon tunde DYBEKUN duhet te paguajme per ty se e meriton kur ka budadhenj akoma qe presin te ndertosh soji jot shtet.
Po kthehet koha e Xhin Xhonit....... Spak ka deshtuar, prandaj Xhin Xhoni ka te drejte.
Nëse ishe aq i mirë në profesionin tënd,pse dhe dorëheqje,pse s'pate guximin të përballesh me vetingun?!