Gjithçka sekret, Artan Hoxha: Personazhi misterioz që do të kapte RENEA në Elbasan

13 Qershor 2022, 17:21Kronika TEMA

Gjithçka sekret, Artan Hoxha: Personazhi misterioz që do të

Gazetari i ABC, Artan Hoxha zbuloi detaje të pathëna në lidhje me operacionin e bujshëm të RENEA-s pak ditë më parë në Elbasan.

Sipas tij, RENEA shkoi në një operacion shumë secret në Elbasan për të arrestuar një person shumë të kërkuar, i cili deri më tani nuk ka rezultuar në listat e policisë. Sipas Hoxhës, askush nuk e dinte në Elbasan për operacionin që do të bëhej.

U është dhënë një adresë dhe një emër. As trupa nuk e dinte që po shkonte atje. Është një person me inicialet L.M dhe nuk e kam hasur ndonjëherë. 

Ai është i panjohur për ne, por jo për policinë. Nuk e di nëse ky person ka dalë për shkak të Dumanit apo Hoxhajt. Nuk dihet nëse është vrasës apo organizator atentatesh, por njeri i rrezikshëm prandaj RENEA ka shkuar në Elbasan për këtë person.

U kontrollua për këtë në tre katër adresa. Kur nuk kapën këtë, RENEA ka shkuar në tregun e Elbasanit dhe kanë shoqëruar dhjetë persona. 

Pastaj thanë se kishin shkuar për Suel Çelën dhe në fakt nuk kishte lidhje fare me Suel Çelën”, tha Artan Hoxha në Abc Live.

Personi që është kërkuar aty është shumë i rrezikshëm. Do të jetë në vëmendje dhe do të ketë tentativa të tjera për ta arrestuar“. 

13 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Po mir i dashur artan hoxha çfar te keqe ka qe paska shkuar renea dhe per derisa nuk eshte kapur ti pse jep inicialet,vetem nje i marre nuk do reagonte pas keti lajmi,prandaj une do thoja se ti je bashkepunetor i tij ndryshe ska asnje arsye qe ti te dalesh ne media.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      hahaha! Po parate si do t'i fitoje gjobevenesi Arta Hoxha?!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Roberto

        E kam ndjekur me kureshtje disa here kete Artan Hoxhen por mua me duket se ky edhe ndonje tjeter japin lajme te tilla per ti dhene sinjal personave te kerkuar nga policia sepse nuk ka si shpjegohet ndryshe. Ne raste te tilla duhet konspiracion i plote pastaj le ta beje Artani bashke me ate gazetaren tjeter qe dalin dhe nenqeshin neper emisione me ato gjera qe dine.

        Përgjigjjuni
    2. k
      km

      Kam nje propozim per SPAK.I pari qe duhet arestuar si zedhenesi i krimit te organizuar eshte Artan Hoxha.Me sekretet hetimore qe nxjerr ,ben lajmerimin e personave te kerkuar nga policia .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Martin

        Artani eshte gazetar dhe kete detyre ka te beje llapa-llapa; duhen arrestuar ata qe i japin informacione, ne nje kohe kur duhet ta shporrin nga dyert e prokurorive dhe te policive.

        Përgjigjjuni
      2. l
        lenci bira

        Mjere vendi ne dore te kujt ka rene gazetaret e investigimit,Hoxha, lala dhe koka qe cdo dite pin kafe me kriminel te kerkuar nga drejtesia Shqiperia qe te shpetoj nga krimi te paret qe duhet te arrestohen jane pjesa me e madhe e gazetaris qe punojne si gjobvenes se gazetar, pastaj politikanet dhe ne fund kriminelet se keta te fundit jane punetoret e tyre

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Nikos

          Po ju tregoj te verteten e rivalitetit midis gazetareve Artan Hoxha dhe Klodiana Lala. Artan Hoxha merr info per fisin Capja nga grupi i dhendrit te Qazim Sejdinit, ndersa Klodiana Lala merr info per rivalet nga Ardian Capja. Tjesht , paster , bukur. Tani imagjinoni cfare se infosh shperndajne keta te dy. E njejte gje edhe per Tiranen : Artan Hoxha i mer info dhe punon per Tan Dajtin ndersa Klodiana Lala per Emiliano Shullazin.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hasan Spahiu.

            Kjo zonja L'ala,dini gje ,a e gjeti autorin e arentatit qe i bene te shtepia e babes?Mjafton te Dale ne nje emision TV dhe te na tregoje kush eshte organizator,kush eshte porositesi-sja.Dhe ta mbyllet me kush eshte ekzekutori

            Përgjigjjuni
            1. P
              Patrioti

              "sekrettet' e prokurorise i di vetem ky kok loqa

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqip

                Në qoftë se ky nuk është dekonspirim, çfarë është në vetvete ? Pra policia shkoi dhe nuk e kapi. Por ndërkohë ti me inicialet L. M , po nuk e kishe marrë vesh përpara, tani e more vesh. O Shqipëri e mjera Shqipëri, kush të ka qit në treg të zi . E gjithë kjo gazetari, kazan i mbush me llum të zi. Me gjyqësor e me polici , i tërë sistemi pocaqi. Lëviz krimineli për qef të tij , e bën tritoli shkrumb e hi. Në parlament shoku Sali , Rama si gjel në kokë u rri. Ka 30 vjete që zgjat tranzicioni, më shumë ashish se kokrra limoni. Më shumë bar në fusha e male , se grurë, misër e portokalle . Gazeta për fat kemi aq shumë , sa analistët i kemi lumë. Çdo natë i ke nëpër ekrane , shesin sapunin për banane. Dhe rri i mjeri shqiptar me gojën hapur , si peshku në det me rrjetë kapur. S'kupton nga është e vërteta , një bën si miza, tjetri si bleta. Flasin e flasin pa pushim , çfarë thonë një herë dhe vetë s'e dinë. Ndryshojnë çdo ditë në opinione , sipas ofertës së padronëve . Kaq e pat shqiptari shkretë , rend e drejtësi s'ka në këtë vend. Ka veç perversë që pasurohen , të tjerët me vrap që të largohen.

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qytetar

                  shqip ! te pergezoj ! koment satire i shkelqyer.

                  Përgjigjjuni
                2. 1
                  19

                  Dy fytyra si derr njerez te pishter

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    populli

                    E lajmerove,e,prandaj nuk bahet ky vend,duhet shume pune,shume vullnet,shume ndergjgje,shume pregatitje,qe gjerat te behen sic duhet,duhet nje pastrim rigoroz,ne medja,ne polici,ne drejtesi dhe kudo ne administrate,e kudo

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje