GJKKO merr vendimin për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi shpallet i pafajshëm, ja për çfarë akuzohej

7 Korrik 2025, 16:34Kronika TEMA
GJKKO merr vendimin për ish-anëtarin e Gjykatës së

GJKKO ka shpallur të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Shkëlzen Selimi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për
deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a/2 të K.Penal.”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, me vendimin Nr. 48, datë 07.07.2025 vendosi:

1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Shkëlzen K. Selimi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë
ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a, pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja a) të Kodit të Procedurës Penale, pasi fakti penal objekt akuze nuk provohet se ekziston si i tillë.

2. Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të nenit 393 të K.Pr.Penale, mbeten siç janë kryer.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke
filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

8 Komente

  1. I
    I ikuri

    I pafajshem ky me i korruptuari? Si eshte e mundur te ndodhe kjo, apo drejtesia e re qe jep drejtesi. Ky eshte nje plehre qe fjala i korruptuar eshte si ta dekorosh, se nuk ka fjale qe ta pershkruaje se cfare perfaqeson ky monster. Cili oligark ka nderhyre per kete krimb edhe ne pamje, apo ai qe i vonoi vetingun ketij dhe bashkeshortes se tij qe grindej me koleget me fjalor rruge se perse i kishin marre pjesen e parave. Mbase e emerojne perseri ne gjyqesor se ka merita te medha ky zvarranik. Ky vend nuk behet eshte e kote te shpresosh, kur sheh qe GJKKO i jep ketij pafajesi, ne vend qe ta mbanin ne pergjim e vezhgim 1 muaj e nuk do lodheshin fare te mblidhnin prova per pronat dhe parate e ketij qe ia punon i vellai apo dikush tjeter. Vend plehre, prandaj kemi ikur qe andej, qe te mos na bente pis ndyresia.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kopetenti

      ore i ikur nga trute e kokes, lexon ti apo jo? Nuk eshte akuzuar per korupsion, por per mos deklarim apo deklarin jo te sakte te pasurise. Dhe ne perfundim gjykatesi eshte bindur qe ly ka deklaruar sakte.Nese ti pretendon se ke fakte per korupsion kallxoje ne prokurori, por mos na prallis brockulla ketu qe nuk piken e lidhjes me subjetin ne fjale!

      Përgjigjjuni
      1. I
        I godituri Selimi

        Brockulla te ka perrallisur mire dhe sakte ashtu eshte ky maskara ish gjyqtar/avokat tani pasi e shkarkuan nga vetingu bashke me ate gruan e tij debile ish gjyqtare/avokate tani, te gjithe thone jane te paafte dhe mashtrojne, nderhyjne ne pazare me gjyqtare te korruptuar. Te dy jane te shkarkuar nuk justifikojne pasurine Sa lek ka dhene gjyqtares se GJKO-se Rudina me cante apo valixhe?? Mire thone kush oligark djali i Saliut Shkelzen Berisha apo ndonje media? Fiks u lirua Malltezi dhe nje dite pas Zeni Selimi te pafajshem me te njejten gjyqtare. Po nuk u ankimua nga prokurori Spak, dijeni se ka dhene miliona Euro edhe prokurorit ose kembim pasuri te patundshme tirane ose bregdet. Ta nxorri prokuroria Spak dhe pse ju shkarkuan ne dy shkalle vetingu kur mendojne se jane te paster figure, nese ishit te paster Shkelzen Selimi dhe ajo gruaja jote injorante si gjyqtare (kur e degjoje ishte injorante, kush e ka diplomuar per magjistrature). Ne KPK e KPA e bene lekce. Pazaret e Rames me Saliun,Manjani se lidhet karburanti, te lirohet se kane humb shume te ardhura, se perfshihen te ardhurat po humbin familja e Selimit nga pika e karburantit ne vlore. Nuk shpeton dot, ti Selim je i perfshire me krimin ta nxorri ONM, pazaret e Saliut dhe Rames ne Spak te ty si koke turku nuk shpeton dot.

        Përgjigjjuni
    2. k
      kxp

      Sulm frontal sot i kopese Berishiane ne drejtesi.Nga sot do te quhet Gjykata PRO Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar. Te dhjefsha PS me gjithe Kryeminister e reforme qe keni bere.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eri

        Kot e ka Rama qe shpreson tek keta zagaret qe ka mbjelle Saliu ne drejtesi se do jene ndonjehere te pavarur. Keta jane korporate dhe mbrojne njeri tjetrin. Te gjithe e kane ngjyer gishtin nganjehere, keshtu qe jane te kapur kush me shume e kush me pak. S'jane mesuar ndonjehere te jene te pavarur, keshtu qe duan cobanin t'i godase me shkope kur dalin nga rradha. Prokuroria e Shkodres thote qe s'eshte ndertim i paligjshem se jane konteniere, por gjithe ai beton i hedhur atje cfare eshte?!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Like pordha

          Po dihet qe i pa fajshem , jo vetem ai po te gjithe qe u hoqen nga vetingu . Te gjithe prokurore e gjukates duhen shperblyer nga te pakten nje milion euro . Per rraca si Gjin Gjoni e prokurori i Durrsit nga 5 milion Euro se jane me te ndershit si miq te Salmutit . Kurvat qe nuk u ngopet se tallur me keye popull qe jo vetem e late fukara po e tallni dhe e vrisni TURP. TURP. TURPI U MBULOFTE .

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ardi

            Kanë nderhyrë disa, Kastrai, Klani Delta

            Përgjigjjuni
            1. D
              Durrsaku

              Sa mire kane bere ata qe jane larguar dhe jetojne jashte vendit qe qelbet cdo dite nga drejtesia

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje