GJKKO pranon kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake!

27 Nëntor 2025, 13:30Kronika TEMA
GJKKO pranon kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj që të

Gjykata e Posaçme i dha akses ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake që janë zhvilluar nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Kërkesa e Beqajt u pranua këtë të enjte në seancën gjyqësore që u mbajt në GJKKO. Shkalla e parë e gjyqësorit i vuri në dispozicion Ilir Beqajt njërën prej sallave të Apelit të Posaçëm si dhe administratën e gjykatës, në mënyrë që ai të dëgjojë seancat gjyqësore.

Kjo kërkesë erdhi pasi, mbrojtja ligjore e ish ministrit pretendon se audiot e seancave nuk përputhen me procesvarbalet e zbardhura dhe se mungojnë disa elementë kryesorë. Seanca e radhës u la në datën 11 dhjetor.

Ish-ministriu arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK e masë të GJKKO, për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi.

Beqaj ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit.

1 Komente

  1. T
    Toni

    Keta te gjithe do lirohen oer procedure fatkeqsisht.....ndonese nuk ka njeri qe nuk I njeh....por nese denohen duhet tu konfiskohet pasuria. Ndryshe asgje nuk ndryshon.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje