
Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën "arrest me burg" për 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i cili u arrestua për dhunë dhe pengmarrje të së dashurës së tij.
Për kunatin dhe tre shokët e tij, më konkretisht shtetasit Bledi Kateshi, Erlin Kateshi, Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta, gjykata ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje".
Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi, akuzohen se ndihmuan autorin të largohej nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Arjan Sheta dhe Besmir Nurçellari akuzohen për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave.
Gjatë seancës së sotme, avokatët e 31-vjeçarit kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie ndaj klientit të tyre, me pretndimin se Gleard Gusholli në një periudhë prej 6 muajsh, konsumonte rregullisht antidepresantë gjë që sipas tyre ka bërë që mos të ketë qenë i kthjellët në veprimet që ka kryer ndaj të dashurës së tij.
Një tjetër pretendim që kanë ngritur avokatët ka qenë dhuna e dyanshme, pra mbrojtja e Glerad Gushollit pretendon se edhe vajza e ka dhunuar 31-vjeçarin pasi të dy kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Gleard Gusholli u arrestua dy ditë më parë pasi kishte torturuar dhe mbajtur peng për një javë bashkëjetuesen e tij, 28-vjeçe.
Avokat e pesofsh tek motra nena vajza farefisi yt I felliqt
Genc Gjokutaj eshte Avokati me duket.
O avakot maskara o shkerdhate o hajdut ate e shpetuan njerezit e atij bashkejetuesit se ajo do kishte vdekur ok dhe shkoi ne spital ne gjendje te rende ti tani del e thua se ajo e ka rrah. Si ore ti cifsha robt ku i ke kete keni mesuar ne shkolle te mbroni kriminelet dhe ti ha hedhesh fajin atij qe nuk ka bere faj.Turp te kesh di duhet te denohesh per fsheje provash ok maskara ti je kriminel njelloj si ai klienti jot