
Gleard Gusholli, i riu qe u arrestua se mbajti peng dhe dhunoi të dashurën e tij do të vijojë të qëndrojë në burg.
Gjykata ka vendosur për katër të afërmit e tij, Bledi dhe Erlin Kateshi si dhe Besmir Nurcellëri e Arjan Sheta, detyrim paraqitje.
Ndryshe nga ajo që ka referuar policia e Tiranës, Prokuroria ka rikualifikikuar veprën penale në ngarkim të Gushollit dhe e akuzon këtë të fundit për plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes e kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë.
28-vjeçarja e dhunuar ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
dmth shoket dhe kunati jane ngarkuar me gjet paret...