Tritoli në banesën e tij, zbardhet dëshmia e babait të Leonard Dukës

18 Prill 2023, 09:39Kronika TEMA

Tritoli në banesën e tij, zbardhet dëshmia e babait të

Orët e para të mëngjesit të sotëm u shënua një shpërthim me tritol në banesën e Mehmet Dukës, babai të Leonard dhe Elis Dukës.

Në lidhje me ngjarjen Mehmet Duka është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund të jenë autorët.

 “Nuk kam dijeni kush mund të jenë autorët”, ka thënë Mehmet Duka për grupin hetimor.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, pasi në atë banesë nuk jetonte njeri prej disa vitesh, por vetëm dëme materiale.

Leonard dhe Elis Dukës janë të shpallur në kërkim për vrasjen e policit Santiago Malkos në 2019. Leonardi u arrestua pak kohë më parë në Bruksel. Ai njihet si kreu i “Klanit Duka”, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt.

Kujtojmë që Ervis Martinaj që prej gushtit të 2022, rezulton i zhdukur. Mirëpo në mënyrë të dyshimtë po ndodhin sulme ndaj kundërshtarëve të tij. Sot u vendos tritol në një familjen Duka që janë kundërshtarët e Martinajt, ndërsa javë më parë u bë një atnetat në lokalin e Fation Muratit në Don Bosko, ku si pasojë humbi jetën banakierja e pafajshme.

Fation Murati është në kërkim nga policia pasi emri i tij ka dalë në masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku humbi jetën Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Lini një Përgjigje