Në gjykatën civile u zhvillua sot seanca për Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, që kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë.
Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje për një vit për Gjergj Zaharian, të atin e Elias, i cili u përfshi në një konflikt me Princin.
Ndërsa për Leka Zogun dhe aktoren, procesi u shty për në datën 27 mars. Avokati i Princit kishte sjellë aktet e ekspertizës për dhunën, por avokatja e Elias jo. Gjykata urdhëroi prokurorinë të sjellë aktet e ekspertizës për Elian dhe për këtë shkak, vendosi shtyrjen e seancës.
Princ Leka dhe Elia Zaharia janë përplasur më datë 5 mars, kur princi ka shkuar tek shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur. Pas përplasjes Leka ka denoncuar dhe babanë e Elias, Gjergj Zaharia, pasi sipas tij është fyer dhe dhunuar fizikisht nga ish-vjehrri.
Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërkohë që prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.
Lol po cfare muti do babai te shtepia e dhendrit? Eshte i pastrehur?
Mos e jepni me kete foto me nje grua te zgurdulluar! Ajo te ngjeth me ate pamje..Mos rence ne dore te nje te tille! Histerike ,egersie, ulerime...-ja c'eshte ...
Agim, Shikoji dhe fotot në këtë artikullin tjetër se tregojnë më shumë. http://www.panorama.com.al/gjykata-miraton-1-vit-urdher-mbrojtje-per-princ-leken-nga-ish-vjehrri-i-tij-gjergj-zaharia-shtyhet-seanca-per-elia-zaharian/#gsc.tab=0
Gjynah, dy breza me radhe për t'u bërë të famshëm e prap kthehen tek nallanet e drurit. Yllka Mujo e famshme u famëshua ne ish nena principjeshke. Gjergj palloshi u bë zaharia si baba principjeshke e u kthye prap në pallosh-statuja. Elia u perpoq të bëhej e famshme dhe u bë principjeshkë e burgajetsit pallë dhe po ndahet si yllka nga palloshi.