Juristja Brizida Gjikondi komentoi për Real Story përplasjen mes ekzekutivit dhe gjyqësorit, duke theksuar se në aspektin pozitiv po ndodh për herë të parë në 30 vjet. Gjikondi u shpreh se çarja mes tyre është e madhe dhe ka ndodhur prej disa kohësh.
Më tej, Gjikondi theksoi se gjyqësori dhe kolegët nuk duhet të flasin vetëm për rrogat, por edhe për mosfunksionimin e KLGJ-së, hartën e re gjyqësore dhe mbingarkesën me dosje.
“Është lajm i mirë se shohim për herë të parë në 30 vite përplasje të ekzekutivit dhe gjyqësorit. Është lajm i keq sepse çarja është e madhe dhe nuk është e sotmja. Kemi edhe kaos, nuk e ndan dot të bardhën me të zezën; gjeneza është te politika, që kur ka bërë reforma ka pasur synim intrigën. Doktori përfiton t’i hedh benzinë zjarrit dhe këtë ide ka pasur gjithmonë.
Gjyqësori, shoqatat dhe kolegët nuk duhet të flasin vetëm për rrogat, por duhet të flasin për mosfunksionimin në KLGJ, hartën e re gjyqësore, mbingarkesën me dosje. Duhet të flasin edhe për organizimin faktik. Rama po i bën në mënyrë indirekte presion GJ-së sa i takon vendimeve.”
Kjo Republike Gjyqtaresh e Prokuroresh qe kercenon shtetin dhe shtetasit, duhet shkrire sa me pare, se boll gjema I ka sjelle vendit kurse pirgun e dosjeve te krimit e jane bere mal. Sepse korbi, korbit nuk ja nxjerr syte. Rama do kujtohet vetem kur ta shohe veten viktime te tyre, por ahere do jete vone.
Brisida Gjikondi nuk eshte objektive ne qasjen e saj te zakonshme ndaj z.Rama ne Real Story. Arsyeja duhet te jete meskine... sepse Rama nuk e ka bere deputete, ministre apo zv.minitre. Ndersa sjelljen e saj aq mbeshtetese per drejtesine e ka nga halli, sepse ajo eshte avokate dhe mbetet pa pune po te fliste kunder gjyqtareve te koruptuar. Ndersa qendrimit i vendosur i saj kunder Saliut lidhet me faktin se te dy kane qenevte perkedhelurit e Byrose Politike para 1990, dhe qente e cakenjte nuk mundvte hane ne nje canak. Lere pastaj c'te thuash per avokatin fshatar Petraj, me te cilin Sokol Balla e ul nivelin e emisionit te tij fantastik.
Juristet e njohur Gjikondi, Daci, Sefa qe per pjesen e paket e te shendetshme te juristeve e bejne te qajne e te ulerasin e njekihesisht te qeshin me idene se ku ka arritur “ ekspertiza” ligjore ne Shqiperi. Shqiperi te qofsha fale, se po shkaterrohesh ngadale ngadale.