EMRAT/ Gledis Nano: Si na “shpëtoi nga duart” Ervis Martinaj dhe 13 super kriminelë të tjerë

6 Shtator 2022, 10:10Kronika TEMA

EMRAT/ Gledis Nano: Si na “shpëtoi nga duart” Ervis Martinaj

Para largimit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka folur për mediat franceze për një nga operacionet më të bujshme të viteve të fundit, “Plumbi i Artë”. Ai ka konfirmuar se ky operacion është dekonsipiruar pas nga 32 persona që ishin në për t’u arrestuar, iu vunë prangat vetëm 18 prej tyre, e ndërsa “kokat e krimit”, mes tyre edhe Ervis Martinaj u arratisën.

“Ka pasur rrjedhje të informacionit, mund të ketë ardhur nga vetë ato që kanë kryer investigimin ose nga ekipet operacionale. Kishim 32 në shënjestër dhe arrestuam 1, 2, 3 ,4 …18. Anëtarë të bandave jashtëzakonisht shumë të dhunshme të trafikut të drogës dhe vrasjeve me pagesë”, rrëfen Nano në dokumentar, duke dashur të theksojë faktin se pavarësisht dekonspirimeve, ka pasur edhe rezultate pozitive.

Në reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, të publikuar në 5 shtator, ai shtoi se për shkak të Vettingut në Polici, i është dashur të shkarkojë shumë kolegë të tij në polici.

“Ka një reformë në drejtësi që po vazhdon në këto momente. Prokurorët dhe gjyqtarët janë shkarkuar dhe të njëjtën gjë po bëjmë edhe me policët tanë. 

Kjo do të marrë pak kohë. Për këtë arsye më është dashur të sanksionoj shumë kolegë të mi në poste shumë të larta.Janë shkarkuar.Kjo sepse nëse një ditë duam të integrohemi në BE duhet të rrëzojmë disa rregulla.Një nga këto është lufta kundër korrupsionit”, zbuloi ish-drejtori.

Kujtojmë që Gledis Nano u shkarkua me vendim qeverie në 31 gusht me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vend të tij, u emërua Muhamet Rrumbullaku.

Çfarë ndodhi në “Operacionin Plumbi i Artë”?

Me vendim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 ( të cilëve iu referohet Gledis Nano) u shpallën në kërkim.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas 6 muajve hetime dhe me dëshmitë kyçe të dy personave tashmë të vënë në dispozicion të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, ka bashkuar 18 dosje penale në një të vetme, në atë të Dumanit dhe Hoxhës, regjistruar në 14 prill 2022 për vrasje mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe përkrahje e autorit.

Mes emrave të tjerë të shpallur në kërkim janë Ervis Martinaj dhe Talo Çela, i cili u lokalizua me anë të përgjimeve, por nuk u arrit të arrestohet, Florenc Çapja i cili ndodhet në Dubai, Kamer Mehja dhe avokati Alban Bengasi për të cilin burimet thonë se ka manipuluar provat për dy vrasje në favor të grupeve kriminale. Po ashtu, si pasojë e konflikteve që kishte me bashkëshorten, avokati është konstatuar në përgjime duke i kërkuar grupeve kriminale të djegin e makinës e gruas me të cilën po divorcohej.

Në mesin e të ndaluarve, është edhe një efektiv polici në Lezhë, Leonard Palushi, ish-shef i policisë në Elbasan, që dyshohet se u jepte informacion grupeve kriminale dhe dekonspironte aksionet. Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Nuredin Dumani i konsideruar një nga personazhet më të kërkuar të botës së krimit, u arrestua në Fier më 29 mars 2022 pas një tentativë të dështuar për të vrarë Talo Çelën. Bashkë me të, u vu në pranga ushtari i tij, Henrik Hoxhaj që e ndihmoi në arratinë e shkurtër.

Çfarë deklaronte Nuredin Dumani për Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj prej disa ditësh vijon të jetë i zhdukur. Rreth fatit të tij ka disa versione por më të lakuarat janë ato të rrëmbimit dhe eliminimit fizik të tij dhe versioni i dytë ai i inskenimit për të shpëtuar nga akuzat dhe armiqtë.

Ervis Martinaj do t’i jepte 500 mijë euro Nuredin Dumanit për të hequr qafe Endrit Doklen, thuhet në dosjen hetimore. Ka qenë vetë Nuredini që ka thënë se ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë shtetasin Indrit Doklen. Ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro.

Gjithashtu Nuredini shpjegon se në emër të Ervisit kanë shkuar dhe e kanë takuar në Kosovë dy shtetas një i thirrur Eli dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës. Ata kanë vajtur me një automjet tip Hummer. Gjatë takimit Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar me Elvisin i cili i ka propozuar vrasjen e Indrit Dokle.

SPAK ka arritur të vërtetojë se Eli është pikërisht shtetasi Elvin Merlika, kurse shtetasi që Nuredini e prezanton si vëllai i Besianit është pikërisht shtetasi Alket Xhixha. Alket Xhixha dhe Elvin Merlika kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës me automjetin tip Hummer të cilin e identifikon Nuredin Dumani. Në vijim të komunikimeve Nuredini ka marrë një shumë prej 100 000 Euro nga Martinaj.

Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj. Sipas këtij të fundit “çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi”.

Pas deklaratës së Dumanit fillimisht hetimet u fokusuan në drejtim të identifikimit të vëllait të shtetasit Besian Xhixha, person i cili më parë kishte bashkëpunuar me Nuredinin në vrasjen e shtetasit Bujar Çela etj.

Në dosje thuhet se Nuredini dhe Hoxhaj pasi e kanë ndjekur për pak kohë Doklen kanë arritur në përfundimin se ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk u krye asnjë veprim.

14 të akuzuarit që janë në arrati ( të cilëve u referohet Gledis Nano )

Ervis Martinaj

Florenc Çapja

Talo Çela

Eljo (Ervis) Bitri

Festim Qoli

Alban Bengasi

Elvin Merlika

Alket Xhixha

Marjus (Suel) Lulaj (Çela)

Agron (Kamber) Mehja

Aleks Çela alias (Tom Qorri)

Agim Gjini

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)

Abedin Mama (Dine Çami)

18 të arrestuarit në saj të operacionit “Plumbi i Artë”

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç

2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç

3. Altin Ndoci, 35 vjeç

4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç

5. Skerdi Tasi, 31 vjeç

6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç

7. Ilirian Feci, 47 vjeç

8. Enver Diva, 43 vjeç

9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

10. Ardjan Uzuni, 56 vjeç

11. Leonard Palushi, 41 vjeç

12. Gentian Sharra, 48 vjeç

13. Fatos Gosa, 54 vjeç

14. Florenc Çekrezi, 35 vjeç

15. Petrit Qoli, 51 vjeç

16. Agron Qoli, 52 vjeç

17. Agron Qafa, 48 vjeç

18. Asllan Plaku, 30 vjeç

12 Komente

  1. k
    k

    Policia merr rrogen nga mafja. Nga shteti fiton vetëm oret jashte orarit. Kujt do i sherbeje?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eh ehhh

      Shkrim i bere me bythe. Plot perseritje e gabime

      Përgjigjjuni
    2. B
      Balle per Balle (pa Taulant Balle ne mes)

      Te pakten 3 nga keta "te avulluarit" prej duarve te Policise qe jetojne ne Elbasan, Kamber Mehja i thirrur "Mero", Suel Cela apo Marius Lulaj dhe Gentian Sharra kane siguruar ate "Avullimin" e tyre ne saje te ndihmes se Dores ngrohte te partise Taulant Balles qe i sherbyen me zell e perkushtim ne zgjedhjet e 25 prillit 2021.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionist pa pension

        Kriminelet jane kontigjent i PDse. PS kurre nuk eshte plaksur me kriminele. Saliu dhe Likja po.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elbasanasi

          Rri or plak i shkrete qe plus se pa pension qenke dhe pa sy ne balle.

          Përgjigjjuni
      2. m
        mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

        shyqyr qe u shkarkua personi me i paafte ne historine e policise shqiptare, maskarai me i madh vrases i femijeve krimineli gledis nano

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nik

          Per mendimin tim, qe jetoj jahste Shqiperise, versioni i dytë mbi zhdukjen e Ervis Martinajt, "ai i inskenimit për të shpëtuar nga akuzat" duhet te jete varianti i pare. Ai u perpoq te ikte nga Shqiperia me tragetin Vlore-Brindizi, deshtoi; iku me tragetin Durres-Bari dhe e duhet te jete ne Kolumbi, pas nje pushimi ne ishullin Bahamas.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Beni

            Ti nuk ke kapur asnje kriminel sa ishe ! Edhe Dumani u dorezua vet dhe tregoi vet gjithcka

            Përgjigjjuni
            1. v
              vlora.vlora

              Korraku Nano ,duam emrat e deputeteve qe mbeshtesin keta kriminela dhe u ofrojne mbrojtje ,keshtu flitej ne fillim ,apo harove ,,pastaj pse duhet ta mare te mireqene une 500 mijeshin per pagesen e x krimineli ,dhe mos te mare te mireqene qe Ilir zagari ka paguar per vrasjen e vellait te x deputeti,, ne fund te dites Martinajt do i hani karrin ,jo se nuk e kapni dot ,por keni frike se mos ju nxjerr te palarat

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hasoni bq

                Habhabha ha ha sa idjot. Po Çfare paske bere o qyqe 13 ishin ne total te gjithe iken. O idjot po ti çbeje apo te Atriumi.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mafiozi

                  Nano ka pergjegjesi per cfare ka ndodhe, duke patur parasysh mbeshtetjen per te te SHBA, BE dhe Angelise. Ne se e ka dite qe drejtusit e policise jane te lidhur me mafiozet e kriminelet, at'here ne se nuk gjen mbeshtetjen e qeverise, shqetesimin ta bente piblike ne medja dhe ne se nuk merreshin masa at'here te jepte dorheqjen jo ta hiqnin, se ky shkarkim nuk te le shije te mire eshte thike me dy presa.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    muçua I tanes

                    me nje fjale perseri! YP XHIXHI,

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje