
Ish efektivi i policisë së forcave operacionale Jeton Lami i arrestuar pasi ka transportuar me makinë disa herë Ervis Martinajn, ende nuk ka dhënë një dëshmi para prokurorëvë të kurbinit. Pas arrestimit ai nuk ka pranuar të flasë mbi akuzën që rëndon ndaj tij ajo e shpërdorimit të detyrës apo edhe për bashkëpunimin e të kërkuarit me efektiva të tjerë të policisë.
Prokuroria e Kurbinit ende nuk i ka marrë një dëshmi efektivit të forcave operacionale Jeton Lami i cili akuzohet se ka ndihmuar shumë të kërkurin Ervis Martinaj të lëvizte në Tiranë, Durrës e Shkodër,
Edhe pse hetuesit kanë tentuar disa herë që Jeton Lamit ti marrin deklarime në cilësinë e përsonin nën hetim ai nuk ka pranuar, të flasë asnjë fjalë.
Nga ana tjeter efektivët e policisë së Tiranës kanë takuar familjarët e Jeton Lamit me qëllimin për t`iu ofruar mbrojtje nëse e kërkojnë një gjë të tillë.
Burimet e policisë, thanë se nga ana e familjarëvë nuk është shprehur shqetësim nëse i shqëtëson diçka apo i druhen dikujt. Hetuesit kanë kryer edhe kontroll të banësës e ish-efektivit por nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë send të kundraligjshëm.
Jeton Lami aktualisht po mbahet në burgun e Shënkollit në Lezhë ku sipas gjykatës, duhet të qëndrojë deri në fund të hetimeve.
Dëri në këtë fazë hëtimi prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas burimeve policia kriminale disponon video ku shihet Jeton Lami së bashku me shumë të kërkurin Ervis Martinaj dhe një femër në hollin e hotelit.
Kjo kamera i ka shërbyer policisë për të faktuar edhe lidhjet që dyshohet se ish efektivi i policisë Jeton Lami ka me Martinaj. Megjithatë hetuesit kanë kërkuar të mësojnë më shumë për bashkëpunimin e mundshëm të personit në kërkim me strukturat e policisë, por efektivi i arrestuar së paku deri tani nuk ka pranuar të japë shpjegime.
Ky hetim i takon SPAK-ut, por mesa duket eshte e perlyer koka ...
O Gazeta Tema nga kush e moret urdherin per te hequr lajmin " Gledis Nano mbi 2 ore me Lamin" ku ky i.fundit i ka dhene listen e drejtuesve te Policise te lidhur me Martinajn? Ishte alamet artikulli, perse e fshite?! apo ju tha Meroa..
Ja nje injorant qd nuk e di si funksuinon nje gazete on line apo nje faqe e thjeshte on line. O njeri po ai lajm (tgashethem ) eshte i vjeter dhe del nga vitrina sikurse te gjitha lajmet e vjetra per t i lene vend informacionit te ri. Ti po deshe te gj3sh lajmet e vhetra bej nje kerkim baze tek faqja kryesore duke klikuar ke Lupa ose duke pare te gjithe sektoret e gazetes. Nese nuk je i zoti per kaqe gje kerko ndihme ke ndonje me i ftilluar se veten
E ku eshte lajmi ketu? Gjera te thena e sterthena. Po ne nje vrime i bini fyellit. Nuk e kuptoj pastaj pse Lami flet 2 ore me Nanon dhe asnje llaf me prokuroret. Si ata qe flasin me vjerren po jo me nusen e vet. Thashetheme vetem per sensacion pa llogjike
Vis Martinaj eshte gjalle dhe i ikur nga ky vend.Para se te ikte i bindur qe policia do kontrollonte shtepine e tij (i lajmeruar nga brenda saj) ai ka porositur njerezit e aferm qe do ju kontrollojne.Pra ai kishte marre nje vendim per te mos u kthyer me,ndaj edhe k porositur familjen,pasi po te ishte mrre peng nuk kishte perse te lajmeronte familjen qe do kontrollohen"!
Ervis Martinaj eshte ne Plave-Gucie, ne fshatin e origjines prinderve. Mund te kete bere ndonje operacion te vogel ne fytyre, ka vene paruke. Bravo i qofte, me 4 kalamaj, kishte edhe 4 dashnore. Shkaterrimi perandorise fillon nga shtepia, gruaja e tij duhet ta ndaje , ti marri gjysma te parave. Eshte e pamundur? Shikojeni si bie vete ne grep Ervis Martinaj.