Goditën dhe kundërshtuan efektivin e policisë, arrestohen dy persona në Tiranë

6 Janar 2025, 12:50Kronika TEMA
Goditën dhe kundërshtuan efektivin e policisë, arrestohen dy

Dy persona në Tiranë janë arrestuar në flagrancë pasi goditën dhe kundërshtuan punonjësin e Policisë teksa ishte në krye të detyrës.

Sipas njoftimit të policisë 32 vjeçari me inicialet V.M., akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, ndërsa 30 vjeçari me inicialet A.Gj., për ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë’. 

“Shtetasi V.M., 32 vjeç, është arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur një punonjës të policisë që ishte në detyrë.

Ndërsa shtetasi A.Gj., 30 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer, është arrestuar për “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë dhe ka penguar kryerjen e procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Tiranës apelon për respektimin e ligjit dhe bashkëpunimin e qytetarëve me autoritetet, për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

Lini një Përgjigje