Grabitja me armë zjarri në Korçë, vjen reagimi i parë i Policisë

25 Shkurt 2024, 21:39Kronika TEMA

Grabitja me armë zjarri në Korçë, vjen reagimi i parë

Mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të Korçës ka ndodhur një grabitje me armë zjarri, ky dy persona kanë hyrë në një market dhe kanë marrë një shumë parash dhe paketa cigare.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se po ushtron kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Korçë-Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Një vjedhje me armë raportohet të ketë ndodhur në njësinë administrative Drenovë të Korçës.

Rreth orës 18:45 minuta persona të armatosur kanë hyrë brenda një minimarketit në qendër të këtij fshati duke kërcënuar Demirali Bylykbashin, pronarin e minimarketit të cilit i kanë kërkuar lekët që kishte në vendin e tij të punës.

Bylykbashi nuk ka bërë rezistencë dhe u ka kërkuar grabitësve të cilët kanë qenë të maskuar me një armë të gjatë e dyshuar pushkë të marrin çfarë të duan. Në këto kushte 2 grabitësit me një thes në dorë kanë marrë të gjitha paketat e cigareve, sende të tjera dhe xhiron ditore të minimarketit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e kësaj grabitjeje, ndërkohë që forca të tjera janë duke krehur gjithë zonën për gjetjen e autorëve.

2 Komente

  1. J
    Jemi Arbër apo turq?

    Kush është ky turk "Demirali" në Drenovë? Duket si nipi i Sulejman Demirelit. Ky besoj dojete nja 45 vjeç. Kush që ai gomar qe i vuri emrin Demirali djalit te tij, në vitet 1980'?

    1. R
      Realisti

      Nuk duhet lexuar si Demiráli, por si Demir-Ali... Ndoshta ndonje bashkim emrash pa lidhje... por gjithsesi sh i prapambetur...

    Lini një Përgjigje