Ende nuk është zbardhur motivi i vërtetë i vrasjes së Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit, ndërsa bashkëshortja e tij në hetim dhe 3 fëmijët e arrestuar i qëndrojnë fort motivit të dhunës në familje dhe vendimit për të fejuar pa dëshirë vajzën 19-vjeçare.
Por vendimi për ta fejuar pa dëshirë është hedhur poshtë nga familja që kishte shfaqur interes për këtë krushqi. Madje dhe Blerina, nëna e vajzës, ashtu si babai i vrarë, kanë pasur të njëjtin qëndrim në lidhje me këtë mundësi fejese.
Ashtu si në dëshminë e dhënë në polici, edhe në një komunikim jashtë kamerave, për gazetaren e Top Channel, Vali Qyrfyçi, familja që kishte menduar për një lidhje krushqie me familjen e viktimës hedh poshtë pretendimin se Pëllumbi donte ta fejonte vajzën pa dëshirë.
Enxheni, e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, tregon se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte univeristetin.
“Ai e kishte dritën e syve. Bënte gjithçka për të. I donte fëmijët e tij, familjen. Çdo ditë e dërgonte me makinën e vet vajzën deri në Durrës që të merrte autobusin e të shkonte në Tiranë se ishte studente e gjuhëve të huaja.
Duke e njohur e krijuar respekt për të, se vinte çdo ditë tek lokali, rreth 4 muaj më parë a diçka më shumë, i thashë për të fejuar vajzën me kunatin tim që jeton në Itali. Më tha që vajza kishte filluar shkollën për gjuhët e huaja në Tiranë dhe s’bëhej ajo punë.
Megjithatë nuk ma preu shkurt, po më tha: ‘Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan.’ Shkova dhe më priti shumë mirë, por dhe ajo më tha të njëjtën gjë dhe u mbyll ajo punë. Kaq qe”, shprehet Enxheni.
O Vali, nuk jane grate qe kerkojne doren !???
sqepar !!! behu zdrukth
Haku i babes ka me te perndjek ne ket jete dhe tjetren. Cdo denim qe do marresh ti dhe vellezerit tuaj eshte i paperfillshem me ate rendesen qe ka me te ndi shpirti gjith jeten!
E paska rujt Zoti , Kunatin
Fatkeqesi per ate dhe familjen ???? Por, ju te Temes dhe gjithe media na çate trapin duke bere lajm pas lajmi kete ngjarje te dhimbshme.... Nuk e di perse i duhen lexuesit keto hollesira, dikur jemi ne gjyq..
Sepse jane çakenj e nuk tuten para asgjeje,e jo vetem te temes!!
Germoni edhe pak, do e shikoni qe kjo kamarierja eshte dashnorja e ketij qe rrinte te lokali e pinte kafen.... S'ka femi qe vret nje babe te mire, aq me pak 3 bashke.
Po lule .ke te drejete sepse ajo bushtra e ka kopil ate djalin . Nuk ka qene djali I tije sepse nje djale kurrre nuk do vriste babain.
Big Like!!!
Trau i shtepise e di te verteten. Po femijet po mbrojne nenen. Nena eshte ajo qe i ka nxitur ne kete pune. Sidomos djali ben shume pas nenes. Ka diçka me te thelle ne kete pune. Po ti mos felliqesire e ndaje burrin kur kishte probleme qe te mos u shkaterroje jeten femijeve te tu. Per çar e do jeten tashi me 3 femije ne burg? Nena kanibale qe hane kelyshet e vet.
Boll me këto lajme, këto janë lajme kriminalistike të policisë!
Kot lodhen hetuset perfundimin e paskan nxjer komentusit e témes. Po rini o të uruar lerini të tjeret ne hallin e vet ata e din perse e vran.
Ke shum te drejte per kete z, znj ka shum syresh qe futin hundet ne punet e te tjereve,respekte