E rëndë në Tiranë: Humb jetën 47-vjeçari, u hodh nga kati i 3 i spitalit të Traumës

25 Shkurt 2024, 09:42Kronika TEMA
E rëndë në Tiranë: Humb jetën 47-vjeçari, u hodh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Spitalin e Traumës. Policia e Tiranës njofton se një 47-vjeçar me iniciale M.H është hedhur nga kati i tretë i spitalit.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ai ka ndërruar jetë.

Uniformat blu thonë se ai ishte paraqitur për ndihmë mjekësore të shtunën rreth orës 12:00 pasi ishte vetëplagosur me thikë në Tepelenë.


“47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë”, njoftoi policia.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lini një Përgjigje