“Kam borxhe”, shqiptarit në Britani i gjenden 140 mijë paund dhe mjete për rritjen e kanabisit

24 Shkurt 2024, 22:10Kronika TEMA
“Kam borxhe”, shqiptarit në Britani i gjenden 140 mijë

Një emigrant i paligjshëm shqiptar u kap duke u përpjekur të fshihte 140,000 £, kur policia bastisi një pronë në Leeds.

Zyrtarët shënjestruan pronën në Linton Crescent, Alwoodley, pasi kishin dyshime se aty po rritej kanabis.

Gjatë kotrollit policia gjeti shqiptarin Daniel Kabali, i cili hezitoi të hapte derën. Oficert arritën të hynin me forcë dhe gjatë kontrolli në shtëpi gjetën një dollap në hapësirën e papafingos që përmbante 140,300 £ të prerjeve të ndryshme.

Ata gjetën gjithashtu shuma të tjera parash të vendosura nëpër shtëpi. Në shtëpi u gjetën edhe sende të lidhura me rritjen e kanabisit, por nuk ishin në përdorim.

20-vjeçari u arrestua dhe gjatë marrjes në pyetje pranoi se ndodhej në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme dhe i detyrohej një bande trafikantësh 24,000 £, por kishte arritur të paguante 4,000 £.

Ai refuzoi t’i jepte policisë kodin PIN në telefonin e tij, tha prokurori Robert Galley. 

Lini një Përgjigje