Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e familjes Meta me babanë e vrarë dhe tre fëmijë të arrestuar dhe nënën në hetim.
Nga dëshmitë e marra prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare rezulton që viktima Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.
Kjo dëshmi rrëzon motivin kryesor të dhënë nga vajza si shkak për krimin. Ndërkohë në polici 25-vjeçari Hysen Meta i cili dyshohet se edhe ka qëlluar ka deklaruar se kishte konflikte të shumta me babain që ishin shtuar pasi ai ishte papunë.
Edhe të shtunën e 10 shkurtit të dy janë konfliktuar dhe më pas babai është shtrirë. Hyseni ka dalë nga kuzhina ku po debatonin dhe ka marrë pistoletën TT që mbante në një dhomë të vogël të shtëpisë babai dhe e ka qëlluar 4 herë me të.
Sipas dosjes hetimore ishte gjetja e një predhe në divanin e shtëpisë që e ka detyruar vajzën që këmbëngulte se kishte vrarë babain të tregonte të vërtetën.
Ajo ka dëshmuar se me të vëllain ishin viktima të fyerjeve, bullizmit nga babai dhe se e kishin menduar vdekjen e tij.
Nën hetim në gjendje të lirë është dhe nëna e tyre, Blerina, e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për këtë shkak ajo nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të viktimës e cila u zhvillua në shtëpinë e kunatit të saj, vëllait të Pëllumbit, ku ka marrë pjesë vetëm vajza e martuar e cciftit Meta.
Ajo së bashku me familjarët e të atit dhe të afërm e bashkëfshatarë të familjes kanë përcjellë për në banesën e fundit 49 vjeccarin, ndërsa bashkëshortja e tij Blerina është shoqëruar nga policia deri në Lacc ku jeton familja e saj. (TCH)
Familje kriminele që duhet dënuar familjarisht.
te dashur Albanistanez. po ju njoftoj se nje familje fshatare kane egzekutuar kryefamiljarin babain e shtepise pjesetaret e shtepise kishin njemije arsye te mos e vrisnin (ai nuk i vrau, ata e vrane) pistoleta ishte e babait dhe jo e kriminelave 1-te iknin nga shtepia 2-ta denonconin 3-ta lidhnin 4- te kerkonin ndihme te te afermit .....,,....... dhe me kryesorja: MAMAJA organizatorja kryekriminelja ju lutem mos e lini te lire, ajo eshte e semure skizofrene, delirjum dhe krenare per aktin, ajo te vriste veten per hir te femijeve te tregonte besnikerine ndaj femijeve dhe vertetesine e pafytyre ne ate familje te ndyre, gjithçka ti lihej drejtesise, e lidhni te Jemen e kriminelave dhe mos e lini te flase neper portale....ajo e kishte lirine si çdo qenje njerezore si kanibale zgjodhi kete rruge.