“Vëllezërit hapën gropat, mami pastroi gjakun”, dëshmia e Hygerta Metës në polici: I hodhëm pllakë betoni dhe kashtë që të mos…

24 Shkurt 2024, 18:15Kronika TEMA
“Vëllezërit hapën gropat, mami pastroi gjakun”,

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmia e plotë e 19-vjeçares Hygerta Meta, e cila mori përsipër fajin për vrasjen e të atit rreth dy javë më parë, por që u zbulua brenda disa orësh nga policia se ekzekutori ishte vëllai i madh.

Mësohet se dinamika e ngjarjes nuk u zbardh nga celulari, por ndërsa për orë të tëra vajza këmbëngulte se e kishte vrarë ajo babanë, një predhë e gjetur në divan e ka bërë atë të tregonte se çfarë kishte ndodhur.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në vijim të marrjes së deklarimit nga shtetasja Hygerta Meta, referuar provës predhë armë zjarri gjetur tek divani, ajo deklaron faktin që nuk ishin të vërteta gjithë deklarimet që kishte dhënë më parë, por që vrasjen e babait e kishte realizuar ajo së bashku me vëllanë e madh Hysenin. Kishin kohë që kishin problem me babanë dhe nga shqetësimi që u krijonte duke i fyer e bullizuar menduan ta vrisnin atë.

Ditën e shtunë date 10.02.2024, rreth orës 15.00, kur babai ka shkuar në banese ka filluar të konfliktohet me të vëllanë. Më pas babai është shtrirë duke pushuar në një divan të kuzhinës, e Hyseni ka marrë armën pistoletë TT të cilën në banese e ka pas sjellë i ati, dhe me të në dorë ka hyrë në kuzhinën ku pushonte babai dhe e ka qëlluar katër herë.

Gjatë kryerjes së këtyre veprimeve nuk kanë qenë të pranishëm vëllai i vogël Amarildo dhe as mamaja Blerina. Më pas vëllai ka dalë nga banesa duke e lënë kufomën aty, e ajo ka vijuar më pas me sistemimin e kufomës duke e lidhur atë me lidhëse në këmbë e ne duar, duke e fashuar e vendosur dhe në një çarçaf të zi. Ka gjetur katër gëzhojat dhe i ka lënë sipër tavolinës në cep.

E ka mbështjellë kufomën me plastmas të zi dhe e ka lënë në divan, ku gjatë mbështjelljes ka harruar në trupin e viktimës dhe një palë gërshërë. Faktin e vrasjes e ka mësuar dhe e ëma dhe i vëllai i vogël kanë ardhur në banesë, ku e ëma ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë. Në mbrëmje dy vëllezërit janë marrë me hapjen e gropës dhe fshehjen e kufomës, si dhe më pas dhe me armën dhe gëzhojat.

Po ashtu dy vëllezërit kanë larguar dhe makinën nga banesa. Të nesërmen ajo ka parë që tek kasollja ishte lëvizur dheu dhe ka mësuar se aty ishte varrosur kufoma. Vendit përsipër i ka hedhur disa pllaka betoni dhe kashtë që të mos dukej vendi i gërmuar nëse vinte për kontroll policia.

Pas dy ditësh i vëllai ka bërë denoncim në polici për humbjen e babait. Kanë biseduar me njëri tjetrin që nëse do të zbuloheshin nga policia ajo do të merrte përsipër fajësinë e autorësinë e ngjarjes. E ëma pas kësaj ka pastruar dhomën si dhe divanin mbi të cilin ishte shtrirë Pëllumbi kur u qëllua e kanë ngjitur në katin e dytë.

4 Komente

  1. K
    Kapterri

    Nuk tronditet Vjena mor trap. Shiko ato shpellarët që kan zbrit nga malet dhe po hajn kokat e njëri tjetrit në familje

    1. Z
      Zot ruaju mente njerezimit !

      Cfare fatekeqesie ! nje zote e din ! si nuk mbajti pergjegjsi Ai qe urdheroi hapjen e depove ne 97 ! keshtu do te harisim ne EU ! ku shumica e Popullit eshte i armatosur pa leje !

      1. T
        Treni

        Gazetarëve te Euronews që po vazhdojnë intervistën me bashkëshorten e të ndjerit edhe pse ajo përsërit vazhdimisht që është shumë rendë, i uroj gjithë të ligat a botës. Ju nuk jeni gazetarë po sharlatan. Ato rroga që merrni ju bëfshin verem po aq sa atyre që kanë vjedhur e bërë krime.

        1. M
          Mero

          Vellai , pallonte motren dhe i kapi babai

          Lini një Përgjigje